Luan Rama ironizon socialistët:Ec
e ec e s’kanë të sosur kriminelët

Luan Rama ironizon socialistët:Ec<br />e ec e s’kanë të sosur kriminelët<br>
Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj deputetit Saimir Tahiri, pas kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e tij. Përmes ironisë, Luan Rama sjell në vëmendje disa vargje të një poeme, duke i përshtatur me situatën e krijuar tani, teksa shkruan ‘Ec e ec e s’kanë të sosur kriminelët e Rilindjes’.

Sipas tij, kryeministri sot ishte përfshirë prej panikut e frikës dhe dëshmoi se është përgjegjësi kryesor për situatën e rëndë kriminale në vend.

“Një një shtet demokratik, në shtetin e të drejtës me pushtete ligjërisht të ndara, tagrin ligjor për të çmuar vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e provave e ka vetëm gjykata, askush tjetër! Kryeministri, edhe sot në mbledhjen e deputetëve të rilindjes, i përfshirë prej panikut e frikës, na dëshmoi të gjithëve që ai është përgjegjësi kryesor për situatën e rëndë kriminale në vend!

“Ec e ec e s’ka të sosur ky kanali i Myzeqesë” - thuhet në një poemë të viteve të para të epokës socialiste!

Fare mirë sot nën qeverisjes e kriminelorilindjes, ato vargje mund të përshtaten: “Ec e ec e s’kanë të sosur kriminelët e Rilindjes...””, shkruan Luan Rama.

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559