Kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në Vlorë Luan Rama, deklaroi se LIBRA e Vlorës është bashkuar me LSI-në.

Luan Rama nënvizon se 25 prilli është ditë e madh e fitores sipas tij për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

"Libra e vlorës bashkohet me lëvizjen socialiste për integrim. Libra e mirëpritur në Lëvizjen Socialiste për Integrim, në forcën moderne të të rinjve, në fuqinë e madhe të ndryshimit dhe të fitores. Ku tjetër më mirë se në Vlorë merr vlerë bashkimi, e bashkimi i Librës me LSI-në, frymëzohet nga kauza patriotike e shpëtimit të Shqipërisë nga e keqja më e madhe që e ka emrin Rilindje", shkruan Rama.