Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka marrë pjesë në punimet e Konventës së dytë të PD-së së Bujanovcit. “Përshëndes Partinë Demokratike të Bujanocit dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës në emër të Ilir Metës”, theksoi Rama. Sipas tij Partia Demokratike në Bujanovc, është zë i fuqishëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. “Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë shembull i qëndresës e patriotizmit”, tha Rama, ndërsa shtoi se me shqiptarët e Luginës së Preshevës të gjithë ndjehemi krenarë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)












