Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, ka bërë një postim në facebook ku shkruan se kjo forcë politike do të dalë e para në kryeqytet dhe shprehet se është në prag të fitores së madhe.
“LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Tiranë! Prandaj, në kohën e mbetur deri në mbyllje të kohës së votimit, shpejtoni që të jepni votën tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe të bandave të kanabisit”, shkruan Luan Rama.

Ndërsa, nga ana tjetër, kreu i LSI-së, Petri Vasili, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë.
“Qytetarë, shfrytëzojeni maksimalisht këtë ditë të shënuar, që vjen një herë në katër vjet. Bëni gjithçka është e mundur që vullneti juaj i patjetërsueshëm të triumfojë edhe në votën e fundit të numëruar. Merrni të njohurit dhe familjarët dhe DILNI TË VOTONI!”, shkruan Vasili.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com