Luan Rama: Ndihma austriake, shumë e
rëndësishme për integrimin e Shqipërisë

Sekretari i LSI-së, Luan Rama u takua dje me Andreas Schieder, Kryetar i Grupit Socialdemokrat të parlamentit austriak, njëherësh edhe Kryetar i delegacionit të parlamentit austriak në Asamblenë e Përgjithshme të IPU.

Rama ka nënvizuar nevojën e bashkëpunimit dypalësh, duke u shprehur se ndihma austriake është shumë e rëndësishme në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Në këtë kontekst, bashkëpunimi mes dy partive tona dhe mes dy grupeve parlamentare mund të bëhet një model partneriteti e bashkëpunimi efikas. Austria ka qenë gjithnjë një mike e mirë e Shqipërisë, dhe për këtë ne ju jemi mirënjohës”, theksoi ai.

Ndërsa, Schieder e cilësoi si të një rëndësie të veçantë  bashkëpunimin mes dy parlamenteve dhe veçmas edhe mes grupit parlamentar të socialdemokratëve austriakë dhe grupit parlamentar të LSI-së.

Në takim ishte i pranishëm edhe deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama gjendet në Lusaka të Zambias në përbërje të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë e 134-t të Unionit Ndërparlamentar Botëror ( IPU).

Redaksi Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat