Deputeti i LSI-së, Luan Rama ka shfaqur edhe mbledhjen e djeshme të Komisionit të Sigurisë pakënaqësi ndaj Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Edhe pse nuk e përmendi me emër, Rama qe i ashpër ndaj tij kur tha se ndërhyrjet në Kodin Penal kanë qenë jo serioze dhe pa vizion. Deklaratat u bënë gjatë shqyrtimit të një tjetër ndërhyrjeje në Kodin Penal, pas ashpërsimeve të bëra në vitin 2013 me nismën e ministrit Tahiri.