Luan Rama: Pakti Rama-Basha
qeveri besimi, e kërkuam të parët

Luan Rama: Pakti Rama-Basha<br />qeveri besimi, e kërkuam të parët
​Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama u shpreh sot gjatë një deklarate për mediat, se marrëveshja Rama-Basha është pakti i një "qeverie besimi", të cilën sipas tij, LSI e kërkoi disa javë më parë, përmes ish-kryetarit të saj, Ilir Meta. 

Numri dy i LSI tha se pret zbatimin e kësaj marrëveshje, ndërsa e cilëson sukses më vete faktin që zgjedhjet e 25 qershorit do zhvillohen edhe me pjesëmarrjen e opozitës dhe vendi shpëtoi nga një aventurë e rrezikshme.

"Ne thamë se zgjedhjet pa opozitënm do të ishin farsë. Thamë që jemi të gatshëm të dorëzojnë postet tona për opozitën. Përsëris deklaratën e Metës kur tha se mbështesim qëveri besimi nëse kjo gjë kënaq opozitën. Mbetemi korrekt në angazhimin tonë për implementimin e kësaj marrëveshje, pasi u bë falë presionit të LSI dhe faktorit ndërkombëtar. 

Ne ushtruam të gjithë presoinin e nevojshëm mbi maxhorancën për t'u ulur me opozitën dhe për të zhvilluar zgjedhje me opozitën, ashtu sikurse kemi dhënë vlerësimin tonë për tryezën e kompromisit.

Qeveri besimi me z.Rama kryeministër dhe zgjedhje me praninë e opozitës, i ka kërkuar LSI dhe pikërisht për shkak të kësaj ne besojmë se kjo marrëveshje do të jetë funksionale dhe do të ecë në funksion për zgjedhje me standarde.

Sa kohë kënaq interesat e opozitës, kjo është qeveri besimi
"", u shpreh Rama.

Nënkryetari i LSI theksoi gjithashtu se objektivi në zgjedhjet e 25 qershorit mbetet dalja forcë e parë politike. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat