Luan Rama: PD-PS të lënë lojë
Byroja e Hetimit sipas Venecias

Luan Rama: PD-PS të lënë lojë<br />Byroja e Hetimit sipas Venecias
TIRANË - Për sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, PD e PS duhet të ndërpresin lojën për autorësinë e ligjit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndërsa demokratët kërkojnë që Kuvendi të miratojë me urgjencë variantin e propozuar nga amerikanët, struktura e re, sipas Luan Ramës, duhet të jetë një formulë e bazuar në rekomandimet e Venecias që do të dalin në 12 mars.

"Nuk gjej ndonjë diferencë në qëndrimet e ambasadës Amerikane me Komisionin e Venecias.T'i ikin lojës për bonuse të autorësisë në rastin konkret dhe të bëjmë një zgjedhje dhe një zgjidhje që t'i japë jetë një institucioni që të ketë legjitimitet dhe funksionalitet. E rëndësishme është që Byroja e Hetimit dhe i gjithë korpusi ligjor mbi të cilën do të funksionojë ajo të jetë në përputhje me gjithë rekomandimet e Komisionit të Venecias", tha Luan Rama.

Byroja e Hetimit ishte një strukturë e re e parashikuar në ligjin për Policinë e Shtetit, në varësinë e ministrit të Brendshëm. Gjykata Kushtetuese e rrezoi atë në qershor të 2015-ës.
 
Në draftin që komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi i dërgoi Venecias në fillim të janarit, ekspertët e nivelit të lartë të cilët e kanë riemërtuar byronë si Njësia e Posaçme e Hetimit, thuhet: “Prokuroria e posaçme për ndjekjen penale si dhe njësia e posaçme për hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të akuzave penale kundër funksionarëve të lartë janë të pavarura nga Prokurori i Përgjithshëm dhe krijohen me ligj."

Ndërsa në variantin e negociuar nga amerikanët e OPDAT, të cilin opozita pretendon se po fshihet nga qeveria parashikohet që Byroja të jetë një strukturë e veçantë e krijuar me ligj, e cila përbëhet nga oficerë hetimi të propozuar nga ministri i Brendshëm, por që miratohen nga Prokurori i Përgjithshëm. Ky i fundit do të ketë një rol shumë të rëndësishëm pasi hetimet do të drejtohen nga prokurorë të cilët do të jenë propozime dhe në varësi të Kryeprokurorit.
 
Byroja Kombëtare e Hetimit ngrihet me synimin për të hetuar rastet e korrupsionit, ato të krimeve të rënda dhe veprave penale të zyrtarëve të lartë të shtetit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois