Luan Rama përgjigje Tahirit:
LSI s'ia luan syrin as PD as PS

Luan Rama përgjigje Tahirit:<br />LSI s'ia luan syrin as PD as PS
Luan Rama i është përgjigjur sërish Saimir Tahirit, i cili deklaroi dje se LSI i është përgjigjur reformave në bazë të marrëveshjes, por me deklaratat mbi zgjedhjet, po zgjedh një standard të çuditshëm, duke ‘i shkelur syrin PD-së’.
 
Kryetari i grupit të LSI u shpreh sot se nuk ja luajmë syrin as PD dhe as PS, pasi i kemi sytë tek e vërteta dhe zemrën tek qytetarët.
 
"LSI është një forcë politike e dialogut dhe transparencës. LSI nuk ja luan syrin as PD dhe as PS.  LSI i ka sytë tek e vërteta dhe zemrën tek qytetarët" tha ai.
 
Më pas Rama u ndal te zgjedhjet duke kërkuar standarde dhe 'thumbuar' PS. "Zgjedhje duhet të jenë sipas standardeve për Shqipërinë, jo zgjedhje për partinë" tha ai nga Vau i Dejës
 

PDIU: Vetëm në zgjedhje. LSI: E mbështesim
Në fund të deklaratës së tij, Luan Rama ka shprehur mbështetje për propozimet e Shpëtim Idrizit, duke i cilësuar si përpjekje për kontribut pozitiv.
 
"Mbështesim thelbin racional të propozimeve të Idrizit" tha ai. 

Kreu i PDIU bëri sot disa propozime. Përsa i përket reformës zgjedhore kryetari i PDIU-së theksoi se duhet të ketë një zonë zgjedhore dhe koalicionet të bëhen pas zgjedhjeve në mënyrë që partitë të dalin të vetme në zgjedhje.
 
Ndërsa përsa i përket krizës politike që ka sjellë bojkotin e PD në Kavajë, por edhe paralajmërimin për 18 qershorin, Idrizi u shpreh se Rama dhe Basha duhet të ulen për një pakt kombëtar.  


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës, Karabina: Policia tentoi ta manipulojë, ngjarja dëshmon degradimin e shtetit! Të hetohen organet kompetente

Vrasja e Egli Progës, Karabina: Policia tentoi ta manipulojë, ngjarja dëshmon degradimin e shtetit! Të hetohen organet kompetente