Luan Rama pyet Xhafajn: Ku është
lista e kriminelëve të drogës?
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, i është drejtuar ministrin të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me një pyetje mbi listën e kriminelëve të drogës.
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, i është drejtuar ministrin të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me një pyetje mbi listën e kriminelëve të drogës.
Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit teknik të PD, të bërë pak muaj më parë, se kishin një listë me 124 emra trafikantësh dhe kultivuesish droge, Luan Rama pyet Xhafajn se çfarë ka ndodhur me këtë listë.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Rama shkruan se nuk dyshon në vërtetësinë e asaj që ka deklaruar kryeministri, pra në ekzistencën e listës, ndërsa pyet ministrin aktual nëse ajo listë është bërë e pavlerë.
Statusi i plotë:Një kujtesë për Ministrin e Brendshëm!...
Çfarë ka ndodhur me listën e kriminelëve të drogës?!...
I nderuar zoti Ministër!
Mbi një muaj e ca më parë, Kryeministri e pas tij edhe ministri teknik i PD-së që ju zevëndësoi për disa muaj në detyrën e Ministrit të Brendshëm, u shprehën publikisht se kishin një listë me 124 emra trafikantësh e kultivuesish të drogës!
Pa dashur të merrem me "tejkalimin e të drejtës" prej tyre në prononcimin për këtë listë, me vullnetin për të qenë përkrah jush, përkrah Policisë së Shtetit e të gjitha agjensive ligjzbatuese në sfidën e përbashkët të luftës kundër krimit të organizuar dhe kultivimit e trafikimit të drogës, më lejoni t'ju drejtohem publikisht se a ekziston vërtetë kjo listë? E nëse ekziston, çfarë është bërë e çfarë po bëhet ligjërisht me të?
Nuk kam asnjë arsye të dyshoj në vërtetësinë e asaj që kanë deklaruar Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, pra në ekzistencën e listës, por meqenëse më pas nuk u fol më për të, nuk u fol as për hapat procedurialë ligjorë që duheshin ndërmarrë, po ju drejtohem juve, me shpresën që ajo listë të mos jetë bërë e pavlerë!
Prandaj, informojeni publikun zoti Ministër, çfarë ka ndodhur me listën e kriminelëve të drogës?
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56