Luan Rama: Radarët s’punojnë,
shteti gjumë, trafikantët në punë

Luan Rama: Radarët s’punojnë,<br />shteti gjumë, trafikantët në punë
Deputeti i LSI, Luan Rama vijon denoncimet se radarët detarë nuk punojnë, shteti sipas tij është në gjumë, ndërsa në punë janë vetëm trafikantët.
 
Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD - thënë më thjeshtë sitemi i radarëve) në Republikën e Shqipërisë, anëtare e NATO-s, nuk punon, ka gati dy vjet që ky sistem nuk është operacional” shprehet ai.
 
Luan Rama kërkon nga prokuroria që të nisë hetimet. “Çfarë pret Prokuroria që nuk nis hetimet? Apo që trafikantët e kriminelët të vazhdojnë të bëjnë siç kanē bërë?!
 
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka denoncuar këtë realitet mbi një muaj më parë!
 
Mosveprimi i shtetit është bashkëfajësi në krim! Radarët nuk punojnë! Shteti ende në gjumë! Në punë janë vetëm trafikantët!...
” thotë ai në një status në Facebook.
 
Debati për radarët detarë nisi më 6 shtator, kur policia e Kufirit ngriti alarmin se disa nga operacionet ndërkombëtare antidrogë me itinerar Shqipëri-Itali kanë dështuar pasi qendra e monitorimit detarë me bazë në Durrës nuk ka njoftuar në kohë reale dhe atëherë kur ka njoftuar ka dhënë koordinata të gabuara për mjetet lundruese të përdorura nga trafikantët.
 
Pas letrës me shqetësimet e ngritura nga Haki Çako reagoi Ministria e Mbrojtjes duke e përgënjeshtruar.

STATUSI I LUAN RAMES
Radarët nuk punojnë, shteti në gjumë!
Në punë janë vetëm trafikantët!...
Po e them drejtpërdrejtë: Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD - thënë më thjeshtë sitemi i radarëve) në Republikën e Shqipërisë, anëtare e NATO-s, nuk punon!
 
Për të qënë më i saktë, ka gati dy vjet që ky sistem nuk është operacional! Ndërkohë, pagesat nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për mirëmbatjen e ketij sistemi janë kryer rregullisht dhe në kohë!
Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq që shteti të zgjohet nga gjumi dhe institucionet e zbatimit të ligjit të kryejnë detyrën?!
 
Çfarë pret Prokuroria që nuk nis hetimet?
Apo që trafikantët e kriminelët të vazhdojnë të bëjnë siç kanē bërë?!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka denoncuar këtë realitet mbi një muaj më parë!
Dhjetë ditë më parë, unë publikisht i kam kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet! Çfarē pritet akoma?! Mosveprimi i shtetit është bashkëfajësi në krim!
Edhe një herë po e përsëris: radarët nuk punojnë! Shteti ende në gjumë! Në punë janë vetëm trafikantët!...



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin