Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama në përfundim të  mbledhjes të kryesisë së kësaj force politike u shpreh se e kanë vënë theksin  te krijimi i një fronti kombëtar opozitar .

Në një dalje për mediat ai shtoi se LSI do të mbrojë interesin e 75% të qytetarëve që nuk  votuan Rilindjen apo abstenuan.
 
“E kemi vënë theksin te krijimi i një fronti kombëtar opozitar. Përballë është një pushtet i dalë nga paratë e pista të krimit dhe të drogës, të cilat dominuan mbi alternativat dhe ballafaqimin e tyre. LSI një forcë që në themelin e vet ka dhe do ketë vlerat e humanizmit, do vazhdojë të jetë me qytetarët në mbrojtje të interesit publik për të qenë realisht zëdhënëse shprese dhe mbrojtëse e interesit të më shumë se 75% të qytetarëve që votuan kundër apo abstenuan," u shpreh Rama. 

Zëvendëskryetari i LSI Rama po ashtu foli edhe për riorganizimin e LSI duke theksuar se Kryesia zgjodhi Petrit Vasili  në detyrën e kreut të grupit parlamentar duke përcaktuar edhe raportin e bashkëpunimit mes strukturave të partisë dhe grupit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com