TIRANE - Të gjithë të emëruarit në administratë, qofshin këta dhe me teserën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë bërë kundrejt ligjeve dhe konkurseve. Ka qenë kjo përgjigja e sekretarit të LSI-së Luan Rama ndaj pretendimeve të deputetëve të Partisë Socialiste në mbledhjen e grupit parlamentar të hënën mbi terrenin e fituar në punësime nga kjo forcë.
Sipas Ramës debatet mes 2 forcave kryesore të koalicionit janë normale, po ashtu dhe intrigat në politike.
“Ma do mendja nuk ka arsye që deputetët e PS-së të kenë problem për t’i rënë ndesh një standardi europian të vendosur tashmë për rekrutimin në administratën publike mbi bazën e kritereve ligjore. Unë nuk besoj se deputetët e PS të mendojnë se është devijuar apo është shkelur fryma dhe parimi mbi të cilën funksionon administrata. Dhe siç do gjë e gjallë, mekanizëm dhe organizëm të madh siç është koalicioni, edhe aty jo çdo gjë shkon në mënyrë efektive. Edhe aty ka problem, por janë problem normale”, - tha Luan Rama.
Sipas mediave në mbledhjen e përjavshme e grupit parlamentar socialist, deputetët nuk janë kursyer në ankesa kryesisht mbi punësimet në OSHEE dhe tatime, por dhe mbi dokumentin e hartuar nga koordinatori i Jugut, Koço Kokëdhima, me qëllim riorganizimin e selisë rozë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com