Luan Rama:Vija e demarkacionit
mes PS-LSI,jo vetëm Drejtësia

Luan Rama:Vija e demarkacionit<br />mes PS-LSI,jo vetëm Drejtësia<br>
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se LSI nuk e do Reformën në Drejtësi dhe se ishte pikërisht kjo reformë që e ndau atë nga partia e koalicionit PS, kanë ardhur reagimet e forta nga partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi.

Ditën e sotme, ka qenë zv.kryetari i LSI, Luan Rama, që ka deklaruar se do të luftojnë për të arritur me çdo kusht zbatimin e Reformës në Drejtësi. Më tej, Luan Rama tha se vija e demarkacionit mes LSI dhe PS është integrimi evropian, Reforma në Drejtësi, Reforma Zgjedhore, interesi publik.

“Do luftojmë për të mbrojtur institucionet nga kapja. Jemi të vendosur të investohemi me të gjitha mënyrat për gjithçka që ka të bëjë me realizimin e reformës në drejtësi, sipas kushteve me të cilat u miratua. Ne do të kontribuojmë për realizimin e kësaj reforme. Le të jetë procesi i integrimit, reforma në drejtësi, testi i matjes se kush ka frikë dhe kush është me qytetarët, kush e do integrimin dhe kush është kundër, kush e do dhe kush jo reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Vija e demarkacionit mes nesh e të tjerëve është integrimi evropian, reforma në drejtësi, ajo zgjedhore, interesi publik”, deklaroi Luan Rama. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)