Luan Zhegu, drejtor
i qendrës kulturore "Tirana"

Luan Zhegu, drejtor <br />i qendrës kulturore "Tirana"
TIRANE- Këngëtari dhe kompozitori Luan Zhegu është komanduar drejtori i ri i Qëndrës Kulturore “Tirana”. Zhegu është një nga kantautorët shqiptarë, i njohur për këngët e tij në Festivalet e RTSH-së. I vlerësuar me shumë çmime, për interpretimin e tij autentik, por dhe për aftësinë e tij si kompozitor, ai ka marrë titullin “Mjeshtër i madh i skenës”.

Luan Zhegu ka fituar disa çmime si kompozitor si “Naim Frashëri kl.I-rë”, 1979, “Artist i merituar”, 1982, “Mjeshtër i madh i skenës”, 2007. Në vitet 1982 dhe 1998 Zhegu ka fituar çmimin e parë në Festivalin e RTSH-së, ndërkohë që në vitet ’92, ’93, 96 ka fituar çmimin e parë ne festivalin e "Pranverës”. Kompozitori Luan Zhegu u zgjodh drejtor i QKT-së, pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të mëparshëm Kiço Londo.

Qëndra Kulturore Tirana është institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës i krijuar në prill të vitit 2005 me vendim të Këshillit Bashkiak, duke grupuar në një strukturë të vetme Cirkun e Metopolit, Ansamblin Folkorik “Tirana”, Bandën e Qytetit , Teatrin e Metropolit dhe Teatrin e Metropolit për Fëmijë. Këto pesë organizma janë angazhuar për t’i sjelle fundjavës kryeqytetase një mozaik aktivitetesh e forma argëtimi për të gjitha grupmoshat, raporton atsh.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: O Bardhosh, ke rënë në këtë nivel

Plas sherri mes Arta Kabashit dhe Bardhit, reagon e motra e këngëtares: O Bardhosh, ke rënë në këtë nivel