Luani shenja e muajit, shigjetari më i mençuri/ Ja c'thonë yjet për muajin shkurt sipas astrologes Meri Gjini

E ftuar në studion e emisionit "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologia Meri Gjini, tregon se çfarë thonë yjet për muajin shkurt , si dhe karakteristikat për të gjitha shenjat.

Dashi

Në 10 ditëshin e parë duhet të konsolidoni fizikun tuaj dhe të mos i bëni shumë presion vetes për të gjetur me patjetër se çfarë duhet bërë sepse në datën 10 do të jeni shpirtërisht dhe emocionalisht shumë të kthjellët dhe shumë të qartë për të marrë vendimin e duhur apo për të zgjedhur ecurinë e duhur. Mbyllet periudha rreth 8 vjeçare e dashit që ka patur mundësinë për të ndërtuar pallate, po pallate në rërë dhe të fillojë të ndërtojë pallate realisht që ti rezistojnë kohës.

Demi

E kanë pjesë të natyrës së tyre ritmin jo të përshpejtuar, por të ngadaltë dhe të organizuar. Ardhja e Uranit do të bëjë një krak të çuditshëm derisa të ambientohen me idenë , sepse Urani i do gjërat e përshpejtuara ndërsa demat duan kohën e vet. Përsa i përket këtij muaji, i bën demat që të kenë një ritëm shumë më të përshpejtuar për shkak të ngarkesave që do të kenë. Gjithsesi është një muaj shumë i mirë për të mbyllur detyrime të vjetra, që nga çështjet bankare, që nga çështjet ligjore apo detyrime të ndryshme. Nga data 19-22 duhet të bëjnë kujdes që të mos kenë aksidente të vogla. Kanë përmirësim të ekonomisë.

Binjakët

Në 10 ditëshin e parë ka paqëndrueshmëri ekonomike , por edhe në mënyrën se si mendojnë prakticitetin dhe karrierën e tyre. Do kenë një ngërç me detyrimet e tyre ose do kenë vonesa në marrjen e lekëve të tyre, gjë që do të nxjerrë vështirësi të vogla dhe do të sjellë përsëri në mendje atë pjesën e planit të zhvillimit të karrierës.ndryshon atmosfera në datën 10, do të jeni shumë aktivë, shumë energjikë dhe njëkohësisht me shumë informacione dhe shumë kontakte gjë që do të çojë në një prej periudhave më të mira të paktën për 6 mujorin e parë.

Gaforrja

Do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm deri në datën 14 , e para në raportet personale dhe e dyta me komunikimin. Edhe pse ky është muaji i dashurisë duket sikur Venusi nuk është në momentin më të mirë të mundshëm, megjithatë do të varet nga mënyra se si do të konfortoheni në raportet e ngushta familjare apo personale. E sigurtë është që do të jenë më energjikë, me vetëbesim shumë më të lartë, por njëkohësisht edhe me detyrime profesionale shumë më të forta por që do të japin mundësinë që të tregoni aftësitë dhe vlerat tuaja. Në datën 19 do të keni një gjë që do tju kthjellojë shumë për një gjë që e doni apo ju mundon prej kohësh.

Luani

Është më i privilegjuari i muajit shkurt përsa i përket jo vetëm mënyrës se si do të ndiheni në raport me punën dhe shoqërinë, por edhe me produktivitein apo çështje që i përkasin karrierës. Kam bindjen që do të ndesheni me njerëz shumë të rëndësishëm që do tju ndihmojnë në çështje të rëndësihme të karrierës. Edhe për luanët e vetmja vështirësi është se si do të ndihen në raportet personale, por edhe kjo do të varet prej tyre, çfarë do të zgjedhin që të tregojnë nga vetja dhe në varësi të personit apo llojit të raportit do të jetë edhe ngjyrosja e tonacioneve të tyre. Do të rekomandoja buzëqeshjen e plotë për të nxjerrë më të mirën brenda vetes.

Virgjëresha

Në 10 ditëshin e parë është çështja e fizikut prioritet, ndoshta grip, ndoshta një dobësim apo qoftë edhe emocionale. Të bëjnë çfarë është e mundur që deri në datën 10 të mbrojnë veten. Pas datës 10 e sigurt është që mendimet, bisedat, kontaktet, informacioni do të shtohet. Do të ndihen totalisht ndryshe edhe në lidhje me energjinë e tyre pas datës 14 shkurt. Duket sikur ka një tendencë për të zhveshur nga ngjyrat persona të rëndësishëm të cilët ndoshta kanë rreth 4-5 muaj që i kanë veshur me ngjyra të tjera. Pra vijnë me këmbë në tokë dhe shohin realisht kë kanë përballë, dhe kjo ndoshta e bën pak të dyzuar datën e 14 shkurtit.

Peshorja

Mirësia e muajit do të jetë e fokusuar tek pjesa e ekonomisë. Do të ketë vështirësi me raportet njerëzore në përgjithësi deri në datën 10, pas kesaj date situate do të ndryshojë. Pas datës impenjimet e tyre dhe mënyra se si do të funksionojnë do të ndryshojë totalisht. Mund të projektoni çështje që nuk janë sot për sot, porn ë brendësi të kohës dhe pas një muaji, një muaji e gjysëm, bisedat dhe kontaktet në 10 ditëshin e fundit do të ridalin përsëri në skenë.

Akrepi

Edhe akrepat duket sikur kanë një ngarkesë përsa I përket detyrimeve të tyre profesionale, megjithatë mirësia e muajit do të jetë pikërisht tek kjo pjesë , në lidhje me të korrurat apo lekët e tyre. Edhe për akrepat, pjesa emocioanle do shumë kujdes në 10 ditëshin e parë. Më pas gjërat do të përmirësohen dhe do të kenë mundësi që të ndiejnë një atmosferë familjare. Ndërkohë duhet të qëndrojnë larg abuzimeve të të gjithë llojeve dhe formave dhe larg çfarëdolloj shkeljeje ligjore.

Shigjetari

Shigjetarët kanë planetin e fatit me vete dhe do ti bëjë që të vazhdojnë me entuaziazmin , humorin dhe energjinë. Deri nga data 19 do të kenë një axhendë të ngjeshur. Do të duhet që të shfrytëzojnë energjinë e kohës , të shfrytëzojnë idetë e shumta që kanë dhe të shfrytëzojnë inteligjencën sepse do të jenë të mençurit e muajit shkurt, por pa nënvleftësuar askënd që kanë në ambientet e tyre sepse mund tu kthehet boomerang pas datës 19. Edhe shigjetarët duhet të qëndrojnë larg abuzimeve rret datës 17-22, nuk ka vend për alkol dhe timon bashkë.

Bricjapi

Do ti marrin gjërat me më shumë seriozitet seç duhet. Çështja e rëndësishme e bricjapit ngelet ajo e karrierës. Iu jepet mundësia për të rregulluar dhe korrigjuar çështë e mundur nga ato që kanë ndodhur 4 mujorin e fundit. Ndërkohë me çështjet e ekonomisë e sigurt është që janë shumë afër përmirësimit.

Ujori

Për ata që kanë çështje studimore, me teknologjinë, pë rata që merren me hapësirën apo me grupime sociale të mëdha e kanë muajin shumë të mirë dhe e kanë muajin e tyre. Data 19 do të rikthejë në skenë detyrime të ekonomisë, ose të mbartura, ose që ia u kanë, ose që kanë. Duket sikur ky Shën Valentin nuk është se i gjen në pikën më të fortë të tyre dhe pse do të duhet të kontrollojnë mënyrën e të komunikuarit të tyre se askush nuk I ka borxh asgjë në raporte e tyre personale.

Peshqit

Do të jenë të privilegjuarit e Shën Valentinit. Duket sikur kanë pritshmëri të vogla dhe ajo që do të vijë është shumë më e madhe. Të mos e ekzagjerojnë me entuziazmin peshqit sepse kanë për të marrë vendime të rëndësishme. Të përpiqen aq sa munden që këtë periudhë të jenë me këmbë në tokë për të qenë sa më racionalë me qëllim që të bëjnë sa më pak gabime. Do të favorizohen ata që kanë të bëjnë me artin, me shkrimet, me gjëra të tilla. Do të jenë më kreativë dhe të vlerësuar prej të tjerëve.

Astrologja Meri Gjini në studion e "Rreze Dielli"

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës