TIRANE - Shoqëria civile ka kërkuar dje njëzëri për t’i thënë “STOP” fenomeneve të vrasje të femrave. Iris Luarasi, përfaqësuese e shoqërisë civile dhe njëkohësisht drejtuesja e shoqatës “Qendra këshillimi për gra dhe vajza” ka kërkuar që shteti të vendosë një moratorium për të gjitha krimet që ndodhin brenda familjes.
Ndërsa tre ditë më parë u plotësua një tjetër kërkesë - padi për lëshimin e urdhërit të menjehershëm të mbrojtjes për Rabie Xhemali Ismailaj, 50 vjeçare e lindur ne Fushë-Krujë dhe banuese në rrugën “Mihal Grameno” Tiranë, me arsim 8-klasë, sepse bashkëshorti i saj, shtetasi Shpëtim Shazivar Ismailaj, 51 vjeç i lindur në Tiranë, me arsim 8-klasë, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj saj.
Ngjarjet e fundit kanë tronditur gjithë opinonin publik. Vetëm brenda një jave janë vrarë nga bashkëshortët e tyre tre gra. Ndërsa për një muaj janë vrarë pesë femra, po nga burrat e tyre. Shifrat e dhunës në familje po rriten në mënyrë dramatike nga viti në vit. Kështu vetëm për vitin 2013, deri më tani janë plot 400 gra që i janë drejtuar gjykatës së Tiranës dhe kërkojnë urdhra mbrojtje nga burrat e tyre.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 20.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com