Lubjana nuk përjashton mundësinë e mbylljes së kufirit

/ATSH-AFP/ - Sllovenia, një shtet i vogël në zonën Schengen, e cila së fundmi po përjeton një fluks të shumtë refugjatësh, nuk përjashton mundësinë e ndërtimit të një gardhi me synim bllokimin e futjes së migrantëve në territorin e saj, nëse BE-ja nuk do t'i ofrojë mbështetjen e nevojshme gjatë samitit të së dielës, njoftoi kryeministri, Miro Cerar.
"Ne nuk e përjashtojmë gjithesi këtë zgjidhje por nuk është ende momenti i duhur për këtë vendim. Mbetemi në pritje të një zgjidhjeje nga ana e BE-së, por nëse humbim shpresën në këtë nivel bisedimesh dhe nëse të dielën nuk do të përftojmë fonde të mjaftueshme atëherë gjithçka mund të ndodhë pasi do të jemi lënë të vetëm në këtë situatë kritike", deklaroi në televizionin publik kryeministri.
Udhëheqësi i qendrës vuri theksin në faktin se ndërtimi i një gardhi në kufirin kroat do të ishte një zgjidhje e momentit të fundit, kuptohet mjaft qartë për arsye operacionale.
"Kufiri me Kroacinë shtrihet në një gjatësi 670 kilometra, ndërtimi i një gardhi do të ishte një çështje e koklavitur edhe nëse ndërtohej pasi duhej mbështetja e policisë dhe ushtrisë në ruajtjen e përhershme me synim shmangien e kalimit të paligjshëm.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit