/ATSH-DPA/ - Sllovenia do të përdorë ushtrinë për të ndihmuar patrullat e policisë në kufirin me Kroacionë për të mbajtur nën kontroll fluksin e migrantëve, deklaroi sot kryeministri slloven Miro Cerar pas një mbledhje të jashtezakonshme të kabinetit qeveritar.
"Ky përdorim i ushtrisë nuk do të thotë se Sllovenia është në një gjendje të jashtezakonshme, por se qeveria kërkon të kontrollojë situatën e refugjatëve që në kufij", sipas Cerar i cituar nga agjencia e lajmeve STA.
Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bostjan Sefic, tha se "Sllovenia do të lejojë të hyjnë aq refugjatë sa ajo ka mundësi të strehojë".
/Shqiptarja.com