Luciano Boçi: Nëse nuk ka
marrëveshje, vazhdojmë bojkotin

Luciano Boçi: Nëse nuk ka<br />marrëveshje, vazhdojmë bojkotin
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi i ftuar në studion “A1 Report”, është shprehur se nëse nuk do të arrihet një marrëveshje me mazhorancës edhe pas ndërmjetësimit me ndërkombëtarët, do të vijojë bojkoti. Boçi tha se opozita ka shprehur gatishmërinë e saj për arritjen e marrëveshjes, pas plotësimit të kërkesave të saj, që kanë të bëjnë kryesisht me inkriminimin e Parlamentit dhe zbatimit të Kushtetutës.
 
“Synimi ynë është që të realizohet marrëveshja, ne kemi shprehu gatishmërinë për plotësimin e saj. Ajo që pritet është qëndrimi i mazhorancës. Nëse nuk nënshkruhet marrëveshja, qëndrimi ynë do jetë i njëjtë. Synohet funksionimi i Parlamentit sipas rregullave dhe Kushtetutës. Është detyrim i përfaqësuesve të zgjedhur të ushtrojnë një jetë parlamentare që i shërben votuesit, dhe jo emocioneve të tyre. Jemi të vendosur në qëndrimin dhe kauzën tonë”, tha deputeti Boçi.
 
Ndërkaq, deputeti Demokrat u shpreh se inkriminimi i Parlamentit është me rëndësi, por tha se shqetësim mbetet fakti nëse kryeministri Rama do të zbatojë marrëveshjen, edhe qoftë nëse e nënshkruan atë.
 
“Nëse nënshkruhet marrëveshja një pjesë e deputetëve të saj duhet të largohen nga Kuvendi. Hezitimi i tyre është një lloj pranimi deklaratave tona dhe fakteve që ne kemi përcjellë se në Parlament ka njerëz të inkriminuar. Ndërsa nuk janë të gatshëm të respektojnë kushtetutën, të respektojnë fjalën e opozitës. Ndërsa ne kërkojmë edhe një mbikëqyrje evropiane për zbatimin e marrëveshjes, pasi Rama mund të firmosë marrëveshjen, por mos ta respektojë atë”, tha Boçi.
 
Ndërkaq, deputeti Boçi tha se kjo nuk krijon kosto për opozitën, por për mazhorancën.
 
“Kjo nuk krijon kosto për opozitën, pasi opozita qëllimin e saj e ka finalizuar. Nëse kjo mazhorancë nuk nënshkruan, atëherë kostoja i shkon asaj. Nëse ajo nënshkruhet ne jemi në parlament. Këtë e kemi deklaruar përgjatë këtyre muajve”, u shpreh deputeti Boçi.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)