Në fjalën e tij para mediave Boçi tha se mësuesit kanë mbetur pa kontratë që prej 31 majit të këtij viti, ndërsa theksoi se ata janë të pambrojtur nga ministria dhe në çdo kohë mund të merret vendimi për t’i larguar nga puna siç edhe ka ndodhur .
“Veprimi me dy standarde i qeverisë është i qartë: klientëve më të cilët ndajnë miliona euro, u jepet siguri me kontrata dhjetëvjeçare, ndërsa arsimtarët lihen të pasigurt dhe të papaguar”-tha deputeti i PD, Luçiano Boçi.
Delarata e plotë para mediave e deputetit të PD, Liçiano Boço:
Ministrja e Arsimit refuzon të nënshkruajë kontratën kolektive me sindikatat duke shkelur ligjin.
Mungesa e kontratës së punës që prej 31 majit i mban mësuesit të pasigurt në vendet e punës.
Ata janë të pambrojtur dhe Ministria e Arsimit mund të marrë në çdo kohë vendim arbitrar për largimin e tyre, siç edhe ka ndodhur.
Ka edhe dy arsye të tjera, përse Ministrja nuk firmos kontratën kolektive për 36 mijë mësuesit e Shqipërisë. Sepse qeveria refuzon t’u paguajë mësuesve pagën e 13-të dhe sepse refuzon t’u japë shpërblimin e fundvitit.
Refuzimi për të lidhur kontrata me mësuesit e sistemit parauniversitar, është në kontrast me vendimin e qeverisë, e cila, për shembull, paguan për një incinerator pa u ndërtuar dhe për check up-in pa u bërë fare analizat.
Veprimi me dy standarde i qeverisë është i qartë: klientëve më të cilët ndajnë miliona euro, u jepet siguri me kontrata dhjetëvjeçare, ndërsa arsimtarët lihen të pasigurt dhe të papaguar.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com












