Nëse deri dje marrëdhënie e tyre u finalizua thjesht me ndarje, tani ata janë kthyer në armiq të përbetuar ndaj njëri-tjetrit. Mediat amerikane shkruajnë se xhelozia që Marc Anthony shfaq për të dashurin e ish-gruas së tij Jennifer Lopez janë bërë shkak për acarrimin e raporteve mes tyre. Siç raporton “Us Weekly” të afërm të Marc Anthony pranojnë të kenë dëgjuar nga goja e tij se ai dëshiron që të shohë Jennifer Lopez duke vuajtur, pas zgjedhjes që bëri. Por mendohet se gjithë ky zëmërim vjen edhe për shkak se pritet që kujdestaria e dy binjakëve të çiftit ti kalojë këngëtares, ndërsa Anthony nuk e dëshiron këtë gjë. I gjithë shkaku është zëvendësimi i rolit të tij si baba, nga i dashuri i ri i Lopez.
/Shqiptarja.com











