TIRANË –Luftë hakerash socialistë dhe demokratë në “Facebook” e beteja e fundit po zhvillohet pikërisht në profilin e deputetit socialist Erin Braçe. Rreth orës 19:10 të ditës së sotme, Braçe shkruan në mënyrë urdhërore:

“Sali Berisha, largohu nga profile im”! Dhe, pas një ore, një shprehje kënaqësie iu shpërndahet lexuesve: “Besoj se tani e kuptuat që jemi pak më përpara se ju! S’dryshoni dot më gjë në këtë profil, apo jo? Celula jonë antihaker mori kontrollin edhe një herë!”

Komentet e lexuesve më poshtë lënë të kuptohet se Braçe nuk ka ndenjur i pashqetësuar nga ndërhyrjet në adresën e tij personale në Fb, por ka aktivizuar miqtë e tij socialistë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)