TIRANE - Ministri i Financave Shkëlqim Cani është paraqitur në komisionin parlamentar të Ekonomisë për të prezantuar ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore.
Sipas ministrit Cani nga ana e dikasterit të tij dhe qeverisë është ndërmarrë një reformë e thellë kundër informalitetit. Ai theksoi se 20 për qind e bizneseve u gjetën të mbyllura.
“U rrit ndjeshëm numri i bizneseve të reja, ku vetëm në Shtator u regjistruan 12 mijë biznese të reja”, deklaroi kreu i Financave.
Gjatë kësaj periudhe është 3-fishuar numri i kasave fiskale në përdorim. Ndërkohë u rrit 57 për qind, duke arritur në 26 milionë numri i kuponave tatimorë. Niveli i xhiros së raportuar nga biznesi arriti në 33 miliardë lekë.
Gjatë ditëve të para të muajit shtator në sportelet e QKR-së ka vijuar të ketë fluks gjithnjë e në rritje të subjekteve të cilët duan të regjistrohen. Numri mesatar ditor i veprimeve në sportel dhe online i kalon 2,700.
Ministria e Financave ka njoftuar se sipas të dhënave operative, në muajin korrik 2015 janë regjistruar 831 (ose 70.9%) biznese më shumë sesa viti 2014 dhe 1,151 (135.1%) më shumë sesa viti 2013. Muaji gusht ka rritur ritmin e regjistrimeve, kështu janë regjistruar 4,221 (ose 569.6%) biznese më shumë sesa viti 2014 dhe 4,371 (739.6%) më shumë sesa viti 2013.
Deri më 18 Shtator, janë regjistruar 11,055 (ose 826.9%) biznese më shumë sesa shtatorin e plotë të vitit 2014 dhe 11,531 (1339.3%) më shumë sesa viti 2013.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com