Luftë informalitetit, tregtarët Ramës
"Më mirë të gjtihë të barabartë"
Një nga rrugët tregtare kryesore të Lezhës ishte ndalesa e Kryeministrit Edi Rama në javën e dytë të operacionit kundër informalitetit, për të parë ecurinë e operacionit në terren. Njësi shitjeje për veshje, një pikë tregtimi e artikujve të ndryshëm, bar-kafe, farmaci veterinare etj.. ishin disa nga njësitë tregtare ku u ndal Kryeministri, teksa në to, grupet e punës po kryenin veprimet e verifikimit të ligjshmërisë së aktivitetit tregtar, pajisjes me kasë fiskale dhe përdorimit të saj.
Një nga rrugët tregtare kryesore të Lezhës ishte ndalesa e Kryeministrit Edi Rama në javën e dytë të operacionit kundër informalitetit, për të parë ecurinë e operacionit në terren. Njësi shitjeje për veshje, një pikë tregtimi e artikujve të ndryshëm, bar-kafe, farmaci veterinare etj.. ishin disa nga njësitë tregtare ku u ndal Kryeministri, teksa në to, grupet e punës po kryenin veprimet e verifikimit të ligjshmërisë së aktivitetit tregtar, pajisjes me kasë fiskale dhe përdorimit të saj.
Kryeministri u takua me pronarët e këtyre bizneseve dhe grupet e verifikimit. Biznesmenët e vegjël të Lezhës shprehën mbështetjen për këtë operacion, duke e cilësuar si të drejtë, që duhej bërë kohë më parë, por mbi të gjitha do të nxisë konkurrencën e ndershme mes tyre.
"Duhet të jemi të gjithë njëlloj dhe jo ne të paguajmë dhe të tjerët jo. Jam shumë e kënaqur që po arrin edhe Shqipëria si vendet e tjera," - tha pronarja e një dyqani veshjesh.
Ndërsa një tjetër biznesmen i vogël, me krenari i thotë Kryeministrit se është i pari në Lezhë që ka vendosur kasën fiskale.
"I paguaj të gjitha taksat shtetit dhe kjo është shumë e mirë, që të jemi të gjithë të barabartë. Është iniciativa më e mirë dhe të përgëzoj," - u shpreh ai.
Prerja e kuponit tatimor, për Kryeministrin, është edhe vendosje e barazisë në ushtrimin e aktivitetit tregtar.
"Më mirë të gjithë të barabartë, sesa disa me kuponë dhe disa me dorën në xhepin e tjetrit," - u shpreh Kryeministri.
Pronari i një bar-kafeje ngriti shqetësimin e çmimit të lartë të kasave fiskale, për të cilën mori nga Kryeministri sigurinë se nga sot, çmimi i kasave fiskale ulet, sikundër edhe ai për mirëmbajtjen e tyre.
"Ne kemi bërë një ndërhyrje dhe çmimi i kasave do të bjerë nga 330 në 279 euro dhe pjesa tjetër, ajo e mirëmbajtjes do të jetë një shkurtim drastik. Praktikisht, vijmë në çmimet që janë më të ulëtat që ka edhe në rajon," - nënvizoi Kryeministri. Gjatë bisedave me ta, i ftoi që në rast se sjellja grupeve të verifikimit nuk është korrekte, t'i denoncojnë.
Nga data 1 deri më 6 shtator të 2015, krahasuar me 1 deri 6 shtator të 2014, kuponat kanë shkuar nga 3.9 milionë, në 6.2 milionë dhe vlera e tatueshme ka shkuar nga 68 milionë dollarë, në 82 milionë dollarë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
72.9%
-
Jo
23.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2045
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Cilat shenja të zodiakut kanë instinktin e detektivit?
10 Janar, 18:14
-
PAMJE/ Rruga e plazhit të Shëngjinit me gropa, Prefektuara e Lezhës: Rikonstruksioni, përgjegjësi e ARRSH-së
10 Janar, 17:58
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Investitori shqiptaro-amerikan flet për Report Tv: Nën kontroll 10% e zjarreve! Sipërfaqja e djegur sa 1/4 e Tiranës! Dëmet arrijnë deri në 150 mld $
10 Janar, 17:58
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës
10 Janar, 17:40
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38
-
Hamë qepë e patate serbe, prodhimi i Maliqit ‘flaket’ në kanal! Fermerët: Dëmin e kemi nga shteti, duam kompensim
10 Janar, 17:35
-
SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse
10 Janar, 17:21
-
Hidhen goglat, 198 familje bëhen me apartamente të reja por s’hyjnë dot brenda! Bashkia e Durrësit: Jemi në pritje të kolaudimit të pallateve
10 Janar, 17:16
-
Rama inspekton fushën sportive në shkollën ‘Adem Haxhija’ në Postribë! Manastirliu: 6 milionë euro për investimet në Shkodër
10 Janar, 17:15
-
Rama inspekton Tregun e Rusit në Shkodër! Benet Beci: Rikonstruktimi në kohë rekord
10 Janar, 17:11
-
Kryepiskopi Anastas në gjendje të rëndë shëndetësore, besimtarët në Korçë luten për shëndetin e tij në katedralen 'Ngjallja e Krishtit'
10 Janar, 17:09