Luftë për kreun dhe Europën, sot
Skënderbeu-Tirana, Partizani- Kukësi

Luftë për kreun dhe Europën, sot<br />Skënderbeu-Tirana, Partizani- Kukësi
Pas fitoreve të Flamurtarit në shtëpi përballë Vllaznisë, Bylisit në Laç dhe Teutës ndaj Tërbunit në minutat e fundit sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të kampionatit për këtë javë.
 
Në Korçë Skënderbeu  pret Tiranën me shumë mungesa, por me ambicie të mëdha për të dalë me pikë përballë kampionëve.
 
Bardheblutë nuk  do të ketë në fushë Elis Bakajn, Vucajn, Bulkun dhe Mucën të dëmtuar, ndërsa trajneri Ilir Daja beson te kthimi me pikë.
 
Skënderbeu do të jetë dyfish i motivuar sot, pasi rikthehet në stadium tifozeria, përpos faktit që ndeshja me Tiranën vitet e fundit ka marrë ngjyrat e  një derbi duke u nisur nga rivaliteti.
 
Në kryeqytet Partizani ndeshjet me Kukësin. Verilindorët dhe të kuqtë nuk po kalojnë një moment të mirë dhe humbja do të trondiste secilën nga palët, ndërsa barazimi mund të quhet pozitiv për Kukësin, pasi Partizanit nuk i lejohet një tjetër rezultat negativ. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Sylvinho ka në mendje dy skema, Kombëtarja lë sot Tiranën! Trajneri flet nga Praga

Liga e Kombeve/ Sylvinho ka në mendje dy skema, Kombëtarja lë sot Tiranën! Trajneri flet nga Praga