Luftëtari u ndie i vjedhur nga gjykimi në transfertën korçare. Këtë e dëshmuan edhe pamjet filmike dhe analizat nëpër studiot televizive. Ditën e sotme, drejtuesit e bluzinjve kanë dalë me një qëndrim publik.
Ata i kërkojnë FSHF-së që të mos caktojnë më arbitra Sinon dhe Tartarin e Kolegjiumit të Fierit në ndeshjet e tyre, ndryshe nuk do të dalin në fushë. Ja kërkesa zyrtare e nisur edhe në drejtim të fedratës:
/Shqiptarja.com

“Klubi i Futbollit “Luftëtari” nuk do të zbresë më në fushë, në rast se gjyqtar do të jetë Emirjon Sino, apo asistent Ilir Tartari. Ky është vendimi i klubit për të përjashtuar nga marrëdhëniet e tij këto dy personazhe, që nëpërkëmbin djersën e lojtarëve tanë, apo investimin e presidencës. Falënderojmë gjithë sportdashësit e Superligës dhe në veçanti tifozët tanë për mbështetjen në këtë rast skandaloz dhe iu bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje, pasi Gjirokastra është burim i vlerave të pastra sportive. Jemi të vendosur që të kërkojmë në rrugë institucionale të drejtën tonë, ndërsa nga ana sportive përgjigjet do t’i japim në fushën e blertë”.
e.gj/Shqiptarja.com