Mbahet në Kiev samiti BE-Ukrainë, Michel: E ardhmja juaj është në union! Zelensky: Nisni negociatat e anëtarësimit këtë vit

UKRAINË- Alarmet për sulm ajror u dëgjuan në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën, teksa liderët e Bashkimit Europian dhe ukrainas po mbanin një takim historik. Për herë të parë një samit mes BE-së dhe një vendi kandidat zhvillohet në një zonë lufte.

Liderët më të rëndësishëm të BE-së, Josep Borrell, Charles Michel e Ursula von der Leyen zbritën në Kiev mes luftës ndërsa i premtuan presidentit Volodymyr Zelensky se do të vazhdojnë t ambështesin Ukrainën.

Në një konferencë për shtyp, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel tha se Ukraina e ka vendin në Bashkimin Europian, ndërsa nga ana tjetër Zelensky kërkoi që procesi i anëtarësimit të nisë që këtë vit.

"Ukraina është Europa dhe Europa është Ukraina. Ne nuk jemi të frikësuar nga Kremlini dhe nuk do të frikësohemi. E ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin Evropian. Fati juaj është fati ynë dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu për të qenë pranë jush", tha Michel.

"Besoj se Ukraina e ka merituar, të fillojë që këtë vit negociatat e anëtarësimit në BE", tha Zelensky.

Sipas presidentit ukrainas, integrimi i mëtejshëm në BE do t'u jepte ukrainasve, "energji dhe motivim të luftojnë megjithë pengesat dhe kërcënimet." Pas takimit me Presidentin Volodymyr Zelesky, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel njoftuan një paketë të re të mbështetjes financiare prej 25 milionë euro për të mbështetur  çminimin e zonave të çliruara. Ndërkohë, SHBA shpalli një tjetër paketë mbështetëse për Ukrainën me vlerë 2 miliardë dollarë. 

 “Kjo e sjell mbështetjen totale të disponueshme deri më tani për Ukrainën që nga fillimi i luftës së Rusisë nga BE, Shtetet Anëtare dhe institucionet financiare evropiane rreth 50 miliardë euro .BE-ja njofton një paketë të re deri në 25 milionë euro për të mbështetur aksionin humanitar ndaj minave", tha ajo. 

Von Der Leyen paralajmëroi një paketë të 10-të të sanksioneve ndaj Rusisë ndërsa nuk dhanë një datë se kur Ukraina mund të anëtarësohet në BE.

"Ne diskutuam se si të mbështesim më tej Ukrainën dhe si të rrisim presionin kolektiv ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës së saj të agresionit dhe për të tërhequr trupat e saj nga Ukraina. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të përforcojë masat kufizuese, pas paketës së 9 të saksioneve”, tha ajo.

Edhe Presidenti Zelensky beri thirrje që BE-së të synojë të pengojë Rusinë në rindërtimin e aftësive ushtarake.

“Ne jemi shumë të interesuar të sigurojmë që Rusia të dështojë të rindërtojë prodhimin ushtarak. Sanksionet po e ngadalësojnë këtë proces. Ne e dimë saktësisht se sa raketa u ndërtuan atje përpara pushtimit në shkallë të plotë dhe çfarë ndodh tani si rezultat i sanksioneve nga BE, SHBA. Britania dhe partnerët e tjerë. Prandaj, për ne është shumë e rëndësishme të sigurohemi që ata të mos kenë aftësinë për të anashkaluar sanksionet pasi ato shpesh ia dalin me ndihmën e disa vendeve të tjera", tha Zelensky. 

Vizita e liderve të BE ne Kiev nisi që më 2 shkurt, kur Zelesky zhvilloi takime me Von Der Leyen Komisionerin Joseph Borrel dhe 15 komisionerë të tjerë të BE, ndërsa me Charles Michel të premten e 3 shkurtit. Zyrtarët e lartë të BE kanë njoftuar se për 2023, Bashkimi Europian do të mbështesë me 305 milionë euro për të rritur qëndrueshmërinë e Ukrainës dhe për të mbështetur reformat dhe 145 milionë euro ndihmë humanitare.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm në favor të Ukrainës ishte edhe njoftimi i Gjermanisë se ka autorizuar dërgimin e rreth 88 tankeve Leopard 1 në Ukrainë.  Vendimi i liderëve nga SHBA dhe Gjermania për të dërguar kontigjente tankesh në Ukrainë shënon një moment madhor të luftës gati njëvjeçare.                                                                                                                         

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Lufta në ukrainë/ SHBA vendos sanksione të reja kundër Iranit

Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj tetë menaxherëve të një kompanie iraniane që prodhon dronë  në përgjigje të mbështetjes së Teheranit ndaj  Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës. Kompania Paravar Pars ishte sanksionuar tashmë nga SHBA dhe BE për prodhimin e dronëve për Forcën Hapësinore Ajrore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. 

 

Ora 21:13
Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

Një raketë e një lloji të ri, që do të dyfishonte rrezen e sulmit të Ukrainës në luftën e saj me Rusinë, është përfshirë në paketën më të fundit të ndihmës ushtarake të Uashingtonit për Kievin, prej 2,175 miliardë dollarësh, njoftoi të premten Pentagoni. Arma e re, me diametër të vogël që lëshohet nga toka (GLSDB), do t'i japë mundësi ushtrisë së Ukrainës të godasë objektivat që ndodhen në dyfishin e distancës së arritshme nga raketat që ka aktualisht në dispozicion Ukraina e që lëshohen nga Sistemi i Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri së Lartë (HIMARS) të furnizuara nga SHBA-të.

Raketat e reja përshkojnë një distancë prej 151 kilometrash, duke arritur praktikisht deri tek të gjitha linjat e furnizimit të Rusisë në Ukrainën lindore, si dhe një pjesë të Krimesë një territor ukrainas që u aneksua nga Rusia, në vitin 2014.

Premtimi amerikan për ndihmë, që u njoftua të premten i hap rrugë dërgesave të tjera me këtë lloj arme (GLSDB). Me mbërritjen në Ukrainë të raketave të reja, kjo do të shënojë për herë të parë për Ukrainën një rritje eksponenciale të gamës së saj me raketa, që nga marrja e sistemeve amerikane HIMARS në fund të qershorit 2022. Sistemet HIMARS kanë një rreze prej 77 kilometrash dhe kanë qenë të rëndësishme në kundërsulmin e Ukrainës kundër forcave ruse, të cilat e sulmuan këtë vend më 24 shkurt të vitit 2022.

Në përgjigje, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha agjencisë së lajmeve RIA se ishte e rëndësishme të mos harrohej ajo që Presidenti Vladimir Putin tha në Volgograd të enjten. Në një fjalim zoti Putin tha se "ne kemi mjetet për t'iu përgjigjur dhe nuk do të përfundojë me përdorimin e mjeteve të blinduara. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë".

Fondet e premtuara amerikane do të përdoren gjithashtu për blerjen e dy njësive të mbrojtjes ajrore HAWK, sistemeve kundër dronëve, kundër-artilerisë dhe radarëve të mbikëqyrjes ajrore, pajisje komunikimi, dronë PUMA dhe furnizimeve mjekësore.

Kjo ndihmë përfshin më shumë municione me saktësi të lartë për sistemet HIMARS, 190 mitralozë të rëndë si dhe municione për të rrëzuar dronë, apo edhe raketa antitank Javelin. Deri tani ndihma e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën që nga fillimi i sulmit rus, arrin në më shumë se 29.3 miliardë dollarë./VOA

Ora 21:13
Marrëveshja Itali-Francë, sistemi i mbrojtjes ajrore i prodhimit italo-francez do t'i dorëzohet Ukrainës në pranverë

1675455311_sampt2770x3852x.jpg

Sistemi i mbrojtjes kundërajrore ‘Samp-T’ i prodhimit italo-francez do t'i dorëzohet Ukrainës "në pranverën e vitit 2023".

Kështu thuhej në një shënim të ministrisë italiane të Mbrojtjes pas një bisede telefonike të zhvilluar pasdite midis ministrit Guido Crosetto dhe ministrit francez të Forcave të Armatosura Sébastien Lecornu. Në bisedën e tyre u përcaktuan detajet teknike për dërgimin e sistemit raketor, i cili do të lejojë Ukrainën të mbrohet kundër sulmeve nga dronët, raketat dhe avionët rusë.

Ora 20:51
Von der Leyen: Embargoja e BE ndaj naftës ruse hyn në fuqi të dielën

1675363558_derleyenzelensky.JPG

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur në lidhje me embargon e Bashkimit Evropian ndaj naftës ruse duke thënë se hyn në fuqi ditën e diel. 

"Ne duhet të vazhdojmë ta privojmë Rusinë nga mjetet për të luftuar kundër Ukrainës. Ndalimi i importit të BE-së për produktet e naftës ruse hyn në fuqi të dielën. Me G7 ne po vendosim kufij çmimesh për këto produkte, duke ulur të ardhurat e Rusisë dhe duke siguruar stabilitet tregjet globale të energjisë”, kështu presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , në Twitter.

Ora 20:39
Meloni: Do të jem në Kiev para 24 shkurtit

1674574747_Screenshot1.jpg

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka deklaruar se do të zhvillojë një viiztë në Kiev para datës 24 shkurt. Meloni e bërë këtë më dije pas takimit në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Unë do të jem në Kiev "në javët në vijim, para 24 shkurtit". "Kam rënë dakord me presidentin ukrainas Zelensky", Përpjekjet" për dialog "duhet të intensifikohen, por nuk mund të parandalohet". Popullit ukrainas të jetë i lirë”.

Ora 18:33
Moska: Ukraina është vite dritë larg anëtarësimit në BE

"Kjo pyetje tashmë ka marrë përgjigje në vetë Bashkimin Evropian: Ukraina është vite dritë larg anëtarësimit në BE ." Kështu deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e pyetur për të komentuar fjalët e kryeministrit ukrainas Denys Shmyhal për planet e Kievit për t'u anëtarësuar në Union pas dy vitesh.

"Anëtarësimi në BE është një maratonë, jo një sprint," tha Zakharova. “Siç e dimë, disa ‘atletë’ – Turqia, për shembull – kanë më shumë se 30 vjet që vrapojnë”, theksoi ai.

Ora 18:30
SHBA shpall paketën e sigurisë, mbi 2 miliardë dollarë në mbështetje të Ukrainës

1675444184_FlamuriiSHBAve650x3581.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur Ukrainën edhe më parë, por tani kanë njoftuar paketën e re të mbështetjes. Uashingtoni ka njoftuar një paketë të re sigurie prej 2.175 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA tha se kjo do të përfshijë aftësi kritike të mbrojtjes ajrore, raketa konvencionale dhe me rreze të gjatë. Ne do t'ju sjellim më shumë për këtë pasi ta marrim.

Ora 17:37
Zelensky i frikësuar: Dua të shkoj në Bruksel, por ka rreziqe të mëdha

1675441000_Screenshot2.jpg

Presidenti ukrainas, Zelensky ka folur për vizitën e tij në Bruksek dhe thotë se është shumë i rrezikshëm një udhëtim i tillë, por jo i padëshiruar. 


"Unë me të vërtetë dua të shkoj" në Bruksel për një vizitë, por ka rreziqe shumë të rëndësishme, Charles (Michel ed) e di këtë sepse ne kemi folur për të shumë herë, sepse Rusia dëshiron të përpiqet të hakmerret" prandaj ka shumë rreziqe të konsiderueshme për udhëtimin tim eventual jashtë vendit", kështu tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , duke iu përgjigjur  pyetjes së  fundit në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen

Ora 17:31
Qeveria gjermane miraton dërgimin e tankeve 'Leopard' në Ukrainë

1674669213_Screenshot5.jpg

Gjermania ka miratuar eksportin e tankeve të tipit “Leopard 1” në Ukrainë nga rezervat e saja industriale, konfirmoi një zëdhënës i qeverisë në një konferencë për media në Berlin të premten.

“Mund të konfirmoj se është lëshuar leja e eksportit”, tha zëdhënësi. Ai nuk pranoi të komentojë se sa tanke do të eksportohen.

Siç shkruan Reuters, gazeta gjermane SZ më herët raportoi se kompanitë Rheinmetall dhe Flensburger Fahrzeugbau Gesellschaft janë gati të rilokojnë dhjetëra tanke "Leopard 1" në mënyrë që t'i dorëzojnë ato në Ukrainë për të luftuar pushtimin rus.

Ora 17:13
Lufta në Ukrainë/ 'BBC' nxjerr raportin, identifikohen mbi 13 mijë ushtarë rusë të vrarë, ende asnjë shifër përfundimtare

1675106549_LUFTA.JPG

“BBC” bazuar në burime të hapura, ka arritur të identifikojë emrat e më shumë se 13,000 ushtarëve rusë të vrarë gjatë luftës në Ukrainë, mes të cilëve edhe 924 rekrutues. Që në ditën e parë të luftës, shërbimi rus i “BBC”-së në bashkëpunim me website Mediazona (që në Rusi konsiderohet si ‘agjent i huaj’) dhe një grup vullnetarësh, ka përpiluar një listë me emrat e rusëve të vrarë në Ukrainë. Deri më sot janë identifikuar detajet e 13.030 ushtarëve dhe oficerëve.

Vetëm javën e fundit sipas raporteve u tha se 500 ushtarë rus kishin humbur jetën gjatë luftimit në Ukrainë. Shumica e të vdekurve në tre muajt e fundit janë rekrut, vullnetarë dhe të burgosur, mbi të gjitha të burgosurit e pa stërvitur të dërguar në vijën e parë të frontit.

“Ne mbështetemi vetëm në informacione të konfirmuara për të vdekurit dhe për këtë arsye shifrat që kemi mbledhur nuk korrespondojnë me nivelin e vërtetë të viktimave”, shkruan “BBC”.

Ky numër përfshin edhe të vrarët në Makiivka (afër Donetsk) më 1 janar. Janë identifikuar emrat e 101 ushtarëve të vrarë në Makiivka nga një raketë ukrainase, nga të cilët 99 ishin rekrut. Familjet e 18 ushtarëve të tjerë nuk mund t’i gjejnë as mes të vdekurve dhe as mes të mbijetuarve. Sipas raporteve të mediave të huaja, shumë ushtarë rus kanë humbur jetën në beteje, por numri i vërtetë i personave që kanë vdekur është ende i pasaktë apo përfundimtar.

Ora 17:00
NATO: Rusia t'i përmbahet Traktatit për reduktimin e armëve bërthamore

NATO i bëri thirrje Rusisë që të përmbushë detyrimet e saj në baze të Traktatit për reduktime të programeve bërthamore të quajtur START.

"Ne shohim me shqetësim se Rusia ka dështuar të përmbushë detyrimet ligjore, përfshirë inspektimin [për programet bërthamore] dhe i bëj thirrje Rusisë të përmbushë detyrimet e saj sipas Traktatit”, shkroi në Twitter Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Rusia po shkel Traktatin e ri START, i cili kufizon numrin e mbushjeve bërthamore që mund të dislokojnë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia përmes raketave tokësore, detare dhe bombarduesve. SHBA-të kanë thënë se Rusia nuk po lejon inspektimin e objekteve të saj, siç e kërkon Traktati. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, tha se Rusia mund të "rikthehet lehtësisht" te zbatimi i marrëveshjes.

“Ekziston një rrugë e qartë për kthimin [te marrëveshja]. Ajo që Rusia duhet të bëjë është që të lejojë inspektimet në territorin e saj, ashtu siç veproi për vite me radhë sipas traktatit të START dhe të marrë pjesë në takimin e komisionit konsultativ dypalësh. Asgjë nuk i pengon inspektorët rusë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara dhe të zhvillojnë inspektimet”, tha Patel.

Zyrtarët rusë i kanë fajësuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen që Uashingtoni i ka dhënë Kievit, teksa Ukraina përballet me agresionin rus. Richard Weitz, drejtor i Qendrës për Analiza Politiko-Ushtarake në Institutin Hudson i tha Zërit të Amerikës se ka disa arsye se pse Moska mund të jetë duke shkelur Traktatin.

“Në rastin më të mirë, Rusia po përpiqet të kërkojë lëshime të tjera nga Shtetet e Bashkuara, ndoshta të inspektojë më shumë sisteme amerikane. Në rastin më të keq, Rusia po mban peng procesin e kontrollit të armëve strategjike karshi agresionit të saj në Ukrainë”, tha Weitz.

Rusia nuk ka përjashtuar përdorimin e armëve taktike bërthamore në Ukrainë, çka ka ushqyer frikën globale për një katastrofë bërthamore. Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës. Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra. Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Ora 16:56
Zelensky: Udhëheqësit e BE-së na mbështesin, por jo të gjithë liderët e shteteve

Në konferencën për shtyp me presidenten e KE, Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, Zelensky tha se ka ndjerë mbështetjen e liderëve të BE, por nuk e ka mbështetjen e të gjithë liderëve të shteteve.

“Për sanksionet kundër Rusisë për luftën në Ukrainë ndjeva mbështetjen e liderëve të Bashkimit Evropian, por ne kemi nevojë për mbështetjen e liderëve të të gjitha vendeve të BE-së”. “Çfarë do të bënit nëse fëmijët tuaj do të dëboheshin me forcë me autobus në Federatën Ruse?” pyeti ai.

Ora 16:20
Samiti BE-Ukrainë në Kiev, Ursula von der Leyen: U përballa me një sulm ajror, u detyruam të strehoheshim

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ndodhet në Kiev pasi mori pjesë në samitin e BE-Ukrainë. Gjatë konferencës për shtyp në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Von der Leyen tha se gjatë kohës që ka qenë në Maidan ishin përballur me një sulm ajror dhe u detyruan të strehohen në një strehë.  

“Pas një vizite të shkurtër në postën e Maidanit për dërgimin e llambave LED, pati një sulm ajror dhe ne u detyruam të strehoheshim në një strehë. Dhe kjo tregonte realitetin e çdo dite. Realiteti i luftës kush jetonte këtu ".

Ora 16:18
Samiti i BE, Zelensky: Filloni negociatat për anëtarësim në BE këtë vit

Udhëheqësit e BE-së po zhvillojnë një samit në Kiev, i pari që mbahet që nga pushtimi i vendit nga Rusia. Temë e diskutimit pritet të jetë nga mbështetja ushtarake dhe humanitare evropiane deri te veprimet e mëtejshme kundër Rusisë, siç janë edhe sanksionet shtesë. Por qendra e vëmendjes është tek bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian, që e ka pranuar aplikimin e saj si vend kandidat. Udhëheqësit evropianë planifikojnë të diskutojnë mbështetjen shtesë financiare dhe ushtarake për Ukrainën për t’iu përgjigjur pushtimit rus.Presidenti ukrainas Zelensky ka folur në samitin e përbashkët me zyrtarët e BE dhe ka vendosur edhe një herë theksin në anëtarësimin e Ukrainës në BE. Ai thotë se e sheh si gjendje emergjente që të zhvillohen negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

“Qëllimi ynë është i qartë: ne duam të fillojmë negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian këtë vit. Qëllimi për fillimin e negociatave sa më shpejt është i qartë në deklaratën e përbashkët dhe ne tashmë jemi duke u përgatitur”,

Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky , në konferencën për shtyp në Kiev me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel , dhe presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen.

Ora 15:46
Lufta në Ukrainë/ Rritet numri i anijeve ruse në Detin e Zi, Kiev: Frikë për sulm masiv raketor

Qyteti i Kievit ndihet nën presion nga sulmet e mundshme të trupave ruse pasi është shtuar numri i anijeve në detin e Zi. Kjo çon në frikën e një vale të re sulmesh raketore kundër territorit ukrainas. Për këtë fakt është shkruar edhe në rrjetet sociale të  Komandës Operative të ushtrisë ukrainase për jugun e vendit.

"Ndër dhjetë anijet janë dy aeroplanmbajtëse sipërfaqësore Kalibr. Mund të lëshohen gjithsej 16 raketa. Përgatitjet për sulme raketore janë evidente. Nuk përjashtohet një sulm masiv raketor me avionë”, shkruhet në postim. Më pas vjen një apel për ukrainasit "të mos injorojnë sinjalet paralajmëruese të sulmit ajror, të qëndrojnë vigjilentë dhe të kujdesshëm".

Ora 14:41
Media ruse: Të paktën 1000 gazetarë rusë janë larguar nga vendi që kur ushtarët e Kremlinit pushtuan Ukrainën

1674489058_Screenshot1.jpg

Të paktën një mijë gazetarë rusë janë larguar nga vendi i tyre që kur ushtarët e Kremlinit pushtuan Ukrainën. Kjo u zbulua nga një raport i OJQ-së Setevye Svobody, e cila merret me mbrojtjen ligjore dhe të drejtat e njeriut. Sipas raportit, gazetarët rusë që u shpërngulën jashtë vendit, së bashku me ata që hapën kanalet e tyre të mediave sociale, "formuan një grup pa censurë", shpjegon Moscow Times.

Ata nisën projekte që përfshijnë kostot më të larta dhe mundësitë e reduktuara për "monetarizimin në internet".

Ora 12:32
Pas Ukrainës edhe Norvegjia armatoset me tanke 'Leopard', blen nga Gjermania 54 prej tyre

1675106549_LUFTA.JPG

Norvegjia do të blejë nga Gjermania 54 tanke të reja të gjeneratës së ardhshme Leopard 2 , me një opsion për 18 të tjera, për të zëvendësuar tanket e saj të të njëjtit model, por një modeli më pak të avancuar. Këtë e ka bërë të ditur qeveria norvegjeze. Në linjë për disa vite, porosia Leopard 2A7 do të rinovojë flotën ekzistuese të vjetëruar, disa prej të cilëve do t'i dhurohen Ukrainës.

Ora 11:32
Inteligjenca ukrainase: Putin ka urdhëruar ushtrinë që të pushtojë rajonet Lugansk dhe Dontesk

1674455856_wqrhyt6ujytf.png

Sipas inteligjencës ukrainase, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij të pushtojë rajonet Lugansk dhe Donetsk deri në mars. Dhe në terren ka me të vërtetë një intensifikim të sulmeve ruse, veçanërisht në Lugansk.

"Okupatorët janë bërë më aktivë në Frontin Lindor. Veçanërisht në rajonin e Luhanskut, pushtuesit po mbledhin edhe më shumë rezerva. Rusët po mbyllin internetin celular në Lugansk të pushtuar nga frika se banorët vendas do të raportojnë lëvizjen e pajisjeve”- u shpreh guvernatori Sergy Gaidai

Ora 10:01
Alarmet e sulmit ajror bien në Kiev para nisjes së samitit Ukrainë-BE

Sirenat e sulmit ajror ranë në Kiev pak para fillimit të samitit Ukrainë-BE në kryeqytetin ukrainas. Alarmet e sulmit ajror më pas u përhapën në të gjithë vendin ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mirëpriti liderët e Bashkimit Evropian.

Ora 09:48
Zyrtari pro rus në Ukrainë vritet me shpërthim në makinë, autoritetet lokale: Sulm terrorist nga diversantët ukrainas

Një person ka humbur jetën në një shpërthim makine në Energodar, në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës. Volodymyr Rogov , një anëtar i administratës rajonale pro-ruse, e raportoi këtë në Telegram . 

“Shpërthimi ishte aq i fortë sa u thyen xhamat e shtëpive deri në katin e nëntë”, shtoi Rogov, duke shpjeguar se viktima është punonjës i agjencisë për çështje të brendshme territoriale.

Për mediat ruse është një “sulm terrorist i kryer nga diversantë ukrainas që kanë goditur tashmë territorin e rajoneve të reja ruse”. Zaporizhzhia është ndër katër rajonet ukrainase të aneksuara nga Rusia pasi pushtoi vendin.

Kryetari i Melitopolit, Ivan Fedorov, cituar nga agjencia ukrainase UNIAN, raportoi se makina "i përkiste një bashkëpunëtor vendas, ish-polici Yevhen Kuzmin, i cili iu bashkua administratës së pushtuesve".

Ora 09:46
Seri bombardimesh në Kherson, vdesin dy persona, mes tyre një 5 vjeçar

1674974760_ukraine.JPG

Mbrëmjen e djeshme dy persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën, duke përfshirë një djalë 5-vjeçar, në Kherson pas një seri bombardimesh ruse. Administrata ushtarake rajonale, raportoi se rajoni është sulmuar nga ushtria e Federatës Ruse 65 herë gjatë ditës së fundit, 13 herë vetëm në qytetin Kherson. Bombardimet kanë shkatërruar disa godina, një kantier detar, një shkollë. Aktualisht, Kherson është qyteti i madh më i bombarduar jashtë Donbasit.

Ora 07:40
Kërkohet ndalimi i atletëve rusë dhe bjellorusë, 40 vende kërcënojnë me bojkot të Lojërave Olimpike të Parisit

Deri në 40 vende mund të bojkotojnë Lojërat Olimpike të ardhshme, duke e bërë të pakuptimtë të gjithë organizimin, tha ministri i sportit dhe turizmit i Polonisë, Kamil Bortniczuk. Komentet e tij erdhën pasi Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia refuzuan së bashku një plan të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të lejuar rusët dhe bjellorusët të konkurrojnë në 2024.

Ukraina ka kërcënuar se do të bojkotojë Lojërat Olimpike të Parisit nëse kjo ndodh. Por IOC tha të enjten se çdo bojkot vetëm do të "dënojë atletët".

Bortniczuk tha se ai besonte se do të ishte e mundur të ndërtohej një koalicion prej 40 vendesh, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, për të mbështetur një bllokim në planet e IOC përpara një takimi më 10 shkurt.

Ai shtoi: “Duke pasur parasysh këtë, nuk mendoj se do të përballemi me vendime të vështira përpara Olimpiadës dhe, nëse do të bojkotojmë lojërat, koalicioni ku do të jemi pjesë do të jetë mjaft i gjerë për ta bërë të kotë mbajtjen e Lojërave”.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 03/02/2023 20:56

    Kur u nenshkrua nje mareveshje per reduktimin e armeve berthamore vendi qe e prishi kete mareveshje ishte Amerika dhe me pas ishte Rusia keshtu qe rregullat duhet te jene njesoj per te gjithe jo sipas madhesise dhe forces

    Përgjigju
  • Eleni: 03/02/2023 18:29

    Nderkohe ata qe vdesin jane bijte e popullit te shkrete, ketyre nuk u hyn gjembi ne kembe

    Përgjigju
  • Sa turp: 03/02/2023 12:12

    Sporti , arti nuk jane politike dhe kush do ti perzjeje bashke te kete turp eshte skandal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia

Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia