Lufta/ Presidenti brazilian akuzon Izraelin për "gjenocid" në Gaza! Netanyahu: E turpshme, po kalon vijën e kuqe

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka akuzuar Izraelin për "gjenocid" ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës, duke e paralelizuar situtën në territorin palestinez me shfarosjen e hebrenjve nga regjimi nazist. 

“Dënimet e shqiptuara nga presidenti i Brazilit janë të turpshme dhe të rënda. Ata nënçmojnë Shoah-un dhe përfaqësojnë një përpjekje për të sulmuar popullin hebre dhe të drejtën e mbrojtjes së Izraelit”,- deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu duke komentuar deklaratat e sotme të presidentit Lula de Silva.

Qeveria izraelite ka miratuar njëzëri rezolutën e paraqitur nga kryeministri Benjamin Netanyahu, e cila rithekson kundërshtimin e Izraelit ndaj çdo njohjeje të njëanshme të shtetit palestinez.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 28.985 persona kanë humbur jetën në territorin palestinez që nga fillimi i luftës me Izraelin, nga të cilët 127 prej tyre janë vrarë vetëm në 24 orët e fundit.

Ministria palestineze shton se 68.883 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve të ashpra.

Algjeria i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të votojë një rezolutë për një armëpushim në Rripin e Gazës të martën e ardhshme. Mediat e huaja shkruajnë se rezoluta se mbështetet nga shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe se po zhvillohen negociata përfshirë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë të drejtën e vetos.

Por SHBA-të nuk e mbështesin këtë projekt-rezolutë të propozuar nga Alegjeria. Kështu u shpreh ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Linda Thomas Greenfield duke argumentuar se SHBA-të po punojnë për marrëveshjen e pengjeve mes Hamasit dhe Izraelit, gjë që sipas tyre do të sillte një paqe të qëndrueshme për të paktën 6 javë.

"Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin veprimin për këtë projekt-rezolutë. Nëse ajo do të hidhej në votim siç është hartuar, ajo nuk do të miratohet. Për muaj të tërë, Shtetet e Bashkuara kanë punuar pa u lodhur drejt një qëllimi për të cilin ne të gjithë duhet të aspirojmë: një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit të Gazës në mënyrë që izraelitët dhe palestinezët të mund të jetojnë krah për krah dhe të gëzojnë siguri të barabartë, dinjitet dhe liri. Në një përpjekje për të ndërtuar drejt asaj të ardhmeje, Shtetet e Bashkuara po punojnë për një marrëveshje pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit, e cila do të sillte një periudhë qetësie të menjëhershme dhe të qëndrueshme në Gaza për të paktën gjashtë javë, dhe prej së cilës ne mund të marrim kohë dhe hapa për të ndërtuar një paqe më të qëndrueshme”- thuhet në deklaratën e Linda Thomas Greenfield.

Gjatë javës së kaluar, Presidenti Biden ka marrë thirrje të shumta nga kryeministri Netanyahu, si dhe liderët e Egjiptit dhe Katarit, për të çuar përpara marrëveshjen e pengjeve.

Së fundmi, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është përballur me protesta në vendin e tij ku kërkohet dorëheqja nga posti. Ai u është përgjigjur protestave duke u shprehur se zgjedhje të tjera në Izrael në këtë moment janë të favorshme vetëm për Hamasin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
Presidenti brazilian akuzoi Izraelin për gjenocid në Gaza, Netanyahu: E turpshme, po kalon vijën e kuqe

1708275807_fveabgrwaegb.GIF

Benjamin Netanyahu

“Dënimet e shqiptuara nga presidenti i Brazilit janë të turpshme dhe të rënda. Ata nënçmojnë Shoah-un dhe përfaqësojnë një përpjekje për të sulmuar popullin hebre dhe të drejtën e mbrojtjes së Izraelit”,- deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu duke komentuar deklaratat e sotme të presidentit Lula de Silva.

“Krahasimi i tij mes Izraelit nga njëra anë dhe Shoahut të nazistëve dhe Hitlerit nga ana tjetër, kalon vijën e kuqe”, shtoi Netanyahu.

"Së bashku me ministrin e Jashtëm Israel Katz ne kemi vendosur të thërrasim menjëherë ambasadorin brazilian për t'i shprehur menjëherë mosmiratimin tonë ndaj tij",- deklaroi kryeministri izraelit.

Ora 15:44
Qeveria izraelite: Jo njohjes së njëanshme të shtetit palestinez

1708267588_reqabsabae.GIF

Parlamenti i Izraelit

Qeveria izraelite ka miratuar njëzëri rezolutën e paraqitur nga kryeministri Benjamin Netanyahu, e cila rithekson kundërshtimin e Izraelit ndaj çdo njohjeje të njëanshme të shtetit palestinez.

Këtë e ka bërë të ditur radioja publike Kan, duke theksuar se kryeministri ka marrë edhe mbështetjen e ministrave të partisë centriste të udhëhequr nga Benny Gantz.

Ora 15:14
Gaza/ Macron dhe presidenti egjiptian të prerë kundër sulmit të Izraelit në Rafah

1708265765_brebretbe.GIF

Emmanuel Macron dhe Abdel Fattah al-Sisi

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi shprehën "kundërshtimin e tyre të fortë" ndaj një ofensive izraelite në Rafah dhe "për çdo zhvendosje të detyruar të popullsisë" drejt Egjiptit pasi kjo do të ishte "një shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare".

“Të dy presidentët, të cilët folën me telefon, shprehën kundërshtimin e tyre të vendosur ndaj një ofensive izraelite në Rafah, e cila do të çonte në një katastrofë humanitare të shkallës së paprecedentë, si dhe ndaj çdo lëvizjeje të detyruar të popullsisë drejt territorit egjiptian, që do të përbënte një shkelje e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe do të rriste një rrezik shtesë të përshkallëzimit rajonal”,- thuhej në deklaratën e dalë nga Elysee.

Ora 14:41
Presidenti brazilian akuzon Izraelin për "gjenocid" në Gaza

1708263870_tenytsedy.GIF

Luiz Inacio Lula da Silva 

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka akuzuar Izraelin për "gjenocid" ndaj palestinezëve në Rripin e Gazës, duke e paralelizuar situtën në territorin palestinez me shfarosjen e hebrenjve nga regjimi nazist. 

“Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës nuk është një luftë, është një gjenocid”,- tha Lula nga kryeqyteti etiopian, ku po merr pjesë në samitin e Bashkimit Afrikan. 

“Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës me popullin palestinez ka ndodhur kur Hitleri vendosi të eliminojë hebrenjtë”,- shtoi presidenti brazilian.

Ora 12:08
Kryeministri i Autoritetit Palestinez: Rusia ka ftuar të gjitha fraksionet palestineze në Moskë më 26 shkurt, do ikim dhe pa Hamasin

1708254636_brsebrsaetb.GIF

Mohammad Shtayyeh

Rusia ka ftuar të gjitha fraksionet palestineze që do të takohen më 26 shkurt në Moskë.

Kështu tha kryeministri i Autoritetit Palestinez, Mohammad Shtayyeh, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

"Ne jemi të gatshëm të angazhohemi. Nëse Hamasi nuk është, është një histori tjetër. Ne kemi nevojë për unitetin palestinez”,- theksoi Shtayyeh gjatë fjalës së tij.

Ora 11:53
Gaza/ Ministria e Shëndetësisë: Afro 29 mijë palestinezë të vrarë dhe mbi 68 mijë të plagosur që nga 7 tetori i vitit 2023

1708253945_yjndtrhymnrdt.GIF

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 28.985 persona kanë humbur jetën në territorin palestinez që nga fillimi i luftës me Izraelin, nga të cilët 127 prej tyre janë vrarë vetëm në 24 orët e fundit.

Ministria palestineze shton se 68.883 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve të ashpra.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 18/02/2024 08:42

    Amerika si mund te mbeshtes paqen kur fabrikat e saj te vdekjes prodhojne arme pa fund. ? Njerezit i genjen mendja qe besojne se keta jane vend demokratik etj etj kur ne te vertete ata jane lufte nxites dhe barbare

    Përgjigju
    • Or tej: 19/02/2024 08:12

      Me mire te ishim nen greket apo serbet sesa nen shqiptaret duke ia filluar me Enverin dhe keto pasardhesit e tij or teeeejjjjj

    • Koli: 19/02/2024 00:38

      O Turi,qenke Marksist Leninist i Modh.Po Ruset qe po Vrasin perdite ne Ukraine jane Demokrate.Po ikni o Koqe ,do dalloheni per Zgjuarsi,kush i tha Hamasit te Vrasin dhe Perdhunojne Mijra Izraelit.Lufta atje nuk Mbaron kurre,eshte be DNA e tyre qe te Vriten perdite,keshtu as ti mor Marksisti Turi nuk e zgjidh dot.Sa per Ameriken shyqyr qe Ekziston per ne Shqiptaret,pa Ameriken na kishin bo Serbet dhe Greket me keq se Palestinezet.He Bir,lexo pak Historine e Shqipnise dhe Botes,pastaj shkruaj ndonje gjo te Zgjut.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë