Lufta anti-informalitet/ Shteti 'me dorë të hekurt' ndaj abuzuesve, 66 të proceduar në fundjavë, mes tyre një drejtor ALUIZNI

Lufta anti-informalitet/ Shteti 'me dorë të hekurt' ndaj abuzuesve, 66 të proceduar në fundjavë, mes tyre një drejtor ALUIZNI

Foto ilustruese

66 persona dhe Drejtori i Aluiznit në Elbasan janë proceduar nga policia në kuadër të operacionit kundër informalitetit që është shtrirë në të gjithë vendin.

Të proceduarit akuzohen për për vepra penale në fushën e krimit ekonomik e financiar dhe krimeve mjedisore, ndërsa drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan, Artur Guni akuzohet për shpërdorim detyre. 

Ky aksion vjen paralel me aksionin që po ndërmerret në vijën bregdetare për lirimin e plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme ku janë bllokuar disa hotele dhe komplekse që kishin zaptuar zonën bregdetare.

Më tej policia shpjegon se aksioni ka vijuar përgjatë fundjavës dhe janë janë ushtruar kontrolle në qindra subjekte të ndryshme në zonat urbane, kontrolle në pyje e kullota për prerje të paligjshme, në fushën e  ndërtimeve pa leje apo të tregtimit të hidrokarbureve, etj me qëllim zbatimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, në vijim të punës së përditshme.

Të proceduarit akuzohen për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", "Punësimi i paligjshëm",  "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, "Ndërtimi pa leje"  dhe "Prerja e paligjshme e pyjeve".

Konkretisht:

13 raste janë evidentuar dhe ndëshkuar në  qarkun Dibër, 9 raste në qarkun Elbasan, 8 raste në qarkun Durrës, 7 raste në qarkun  Gjirokastër, 5 raste në qarkun Korçë,  5 raste në  qarkun Tiranë, 5 raste në qarkun Lezhë, 4 raste në qarkun Shkodër, 3 raste në qarkun Kukës, 3 raste në Qarkun Fier, 2 raste në qarkun Vlorë dhe 2 raste në qarkun Berat

Policia e Shtetit gjatë këtij operacioni  është përqendruar edhe në zbulimin, dokumentimin dhe procedimin  penal të  çdo zyrtari Bashkie, Tatimesh, IQT, Dogane, Punësimi etj., të cilët me dashje nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e territorit, por kanë lejuar informalitetin, ndërtimet pa leje, ushtrimin e aktiviteteve të tregtisë së paligjshme, ushtrimin e aktivitetit tregtar pa kasë fiskale, shmangien doganore në interes të tyre ose të personave të tretë, duke i sjellë dëme të konsiderueshme mjedisit, qytetarëve, bizneseve të ligjshme, nëpërmjet lejimit të konkurrencës së pandershme si dhe i kanë sjellë dëme të konsiderueshme buxhetit të shtetit.

Në këtë kuadër në Elbasan është proceduar Drejtori  i ALUIZNI-t në Elbasan,  për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" pasi dyshohet se ka lëshuar një leje legalizimi për një objekt, pa dokumentacionin përkatës.

Operacioni kundër informalitetit dhe lirimit të plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme po vijon në të gjithë vijën bregdetare.

Në fund Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital apo në adresat zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasani_Taotao: 06/08/2019 18:53

    Drejtori ne elbasan si hyn gjem ne kembe se é miku tao,tao. Drejton shfrytezimin e automjeteve tani

    Përgjigju
  • Emana: 05/08/2019 20:03

    Poshte biznesi! Perpara shoke! Ketu s behet fjale te hartohen politikat e duhura! Ketu po behet vetem terrorr! Rrofsh Enver qe na i ke lene keta qe zgjedhim po ne vete!

    Përgjigju
    • Loni: 05/08/2019 21:10

      Po cpolitik te bej ai derzi ,po rriti nivelin ekonomik nuk ka formalizim ,kjo eshte zhvatje puniste me terrorr

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?