Fluturimet komerciale mes Tiranës dhe Tel Avivit  janë anuluar nga kompania ‘Israir airlines’. Avioni i cili parashikohej të mbërrinte paraditen e sotme në Tiranë dhe që pritej të sillte shtetas shqiptarë nga Izraeli është anuluar.  Pjesa më e madhe e fluturimeve ndërkombëtare në aeroportin “Ben Gurion” kanë një anulim të minutave të fundit, kjo për shkaqe sigurie.

Ndërkohë që për çdo shqiptar që kërkon të largohet nga Izraeli Ministria e Jashtme apelon të kontaktojë menjëherë pasi fluturime të posaçme mund të përcaktohen ditët në vijim.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme mbërritën në vend 40 shqiptarë të cilët jetonin e punonin në Izrael, mes të cilëve edhe shtetas nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Ata u pritën nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të  kontaktojnë  në nr.whats app: +972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected]