Lufta/ Polonia: Njerëzit e Wanger po i afrohen kufirit, situata është e rrezikshme! Rusët bombardojnë terminalin e grurit në Kherson

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, paralajmëron se luftëtarët e Wanger në Bjellorusi mund të hyjnë në BE si emigrantë ose të lehtësojë migrimin e paligjshëm nga Bjellorusia, të cilën Polonia e përshkruan si "luftë hibride".

Ndërkohë presidenti rus, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në paradën e anijeve ushtarake që do të mbahet nesër në Shën Peterburg me rastin e ditës së Marinës ruse bëjnë të ditur mediat në Moskë.

Në Ukrainë shpërthime të reja u verifikuan në qytetin e Zaporizhzhia në jug të Ukrainës, ndërsa Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri një vizitë pranë Bakhmutit, që aktualisht  është i mbrojtur nga rusët. Ndërkohë forcat ruse bombarduan një terminal të grurit në rajonin Kherson, e bëri të ditur administrata ushtarake, e cituar nga Ukrainska Pravda një ditë pas sulmit, duke specifikuar se janë goditur edhe zona të banuara.

Nëntë persona u plagosën, përfshirë dy fëmijë, pasi raketat goditën dy ndërtesa në qytetin lindor të Ukrainës, Dnjipro paraditen e sotme. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se është goditur edhe ndërtesa e Shërbimit ukrainas të Sigurisë  Ai e ka fajësuar Rusinë për “terrorin me raketa”. Zelensky postoi një video në Telegram, në të cilin shihet tymi duke dalë nga ndërtesat e dëmtuara si dhe zjarri në afërsi. Menjëherë pas sulmit ai bëri takime urgjente me SBU-në, Ministrinë e Brendshme, shërbimet e emergjencës dhe zyrtarët lokalë.

Kryetari rajonal, Serhiy Lysak, ka thënë se dy fëmijë, të moshave 14 dhe 17 vjeç, janë në mesin e të plagosurve, por që tani janë duke u trajtuar në shtëpi. Sulmet vijnë pasi Rusia ka thënë të premten se rrëzoi dy raketa ukrainase në rajonin e saj jugor, Rostov, që gjendet në kufi me Ukrainën, ku 15 persona janë plagosur, si pasojë e rënies së mbetjeve të raketave.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, raketa e parë S-200 ka pasur synim që t’i sulmojë ndërtesat e banueshme” në qytetin me rreth 250.000 banorë. Por Radio Evropa e Lirë thotë se nuk i ka verifikuar këto pretendime në mënyrë të pavarur.

Nga lufta në Ukrainë e cila ka nisur më 24 shkurt 2022 dhe që Putin e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën, kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:53
Rusi, gruaja akuzohet se diskreditoi ushtrinë ruse, fëmijët e saj 9 dhe 10 vjeç thirren të dëshmojnë kundër mamasë së tyre

1690650027_hess.JPG

Një vajzë vetëm 9-vjeçe dhe vëllai i saj 10-vjeçar janë thirrur për të dëshmuar në gjyq kundër mamasë së saj e cila akuzohet se ka diskretituar në mënyrë të vazhdueshme ushtrinë ruse. Lajmi u publikua në  gazetën ruse Sota.

Pas nisjes së agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022, Moska miratoi një ligj që e bënte vepër penale diskreditimin e ushtrisë ruse.

Gruaja, e identifikuar si Mirnyj, nga rajoni i Arkhangelsk akuzohet se ka diskrediutar ushtrinë ruse me postimet e saj në rrjetet sociale kundër pushimit të Ukrainës.

Gruaja ka marrë fletë thirrjen të hënën, gjithashtu në fletëthirrje kërkohet që në gjykatë të dëshmojnë dhe dy fëmijët e saj.

Ora 18:07
Ushtria ruse bombardon terminalin e grurit në Kherson

1690647112_rdd.JPG

Ushtria ruse ka bombarduar një terminal të grurit në rajonin e Kherson bën të ditur Ukrainska Pravda. Gjithashtu mësohet se janë goditur dhe rezidenca banimi duke shkaktuar deri tani 4 të plagosur.

Bombardimet ruse të porteve të Ukrainës si dhe një bllokadë e mundshme në Detin të Zi po kufizojnë eksportet ukrainase, duke krijuar probleme për fermerët brenda dhe jashtë Ukrainës dhe duke kërcënuar zinxhirin global të furnizimit me ushqim.

Ora 16:40
Kryeministri polak jep alarmin: 100 pjesëtarë të grupit Wanger janë në kufi me Poloninë! Mund të paraqiten si emigrantë

1690642749_jes.JPG

Luftëtarët e grupit mercenar rus Wagner, që tani janë në Bjellorusi, mund të paraqiten si migrantë dhe të hyjnë në Bashkimin Evropian, ka thënë kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

ë shumë se 100 mercenarë nga grupi Wagner të vendosur në Bjellorusi kanë lëvizur drejt korridorit Suwałki i cili lidh Poloninë me shtetet baltike dhe ndan Bjellorusinë dhe rajonin e Kaliningradit të Federatës Ruse.

“Tani situata është edhe më e vështirë” deklaroi kryeministri polak, Mateusz Morawiecki në një intervistë për Radion Rmf, citon Polsat News.

Kryeministri shprehu shqetësimin se mercenarët nga grupi Wagner "ndoshta do të maskohen si roje kufitare bjelloruse dhe do të ndihmojnë të hyjnë në territorin polak emigrantë të paligjshëm. Ata do të destabilizojnë Poloninë, por gjithashtu ndoshta do të përpiqen të depërtojnë në Poloni duke u paraqitur si emigrantë të paligjshëm, dhe kjo krijon rreziqe të mëtejshme”, shtoi ai

Sipas kreut të qeverisë në Varshavë, ky është "një hap drejt një sulmi të mëtejshëm hibrid në territorin polak".

 Polonia dhe Lituania kanë vendosur tela gjemborë nëpër vijat e tyre kufitare me Bjellorusinë, për të kufizuar numrin e njerëzve që kalojnë ilegalisht në tokat e tyre. 

Ora 08:54
Sulmi në Dnipro, Zelensky: Do të bëjmë gjithçka për të ndëshkuar Moskën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar mbi sulmin rus në Dnipro, ku mbetën të plagosur 9 persona.

Presidenti ukrainas premtoi se do të bëjë gjithçka për të ndëshkuar Moskën për sulmet e njëpasnjëshme në Ukrainë.

“Do të bëj gjithçka për të ndëshkuar Rusinë për agresionin dhe terrorin kundër popullit tonë, këta bastardë do të përgjigjen. dhe ne do të bëjmë gjithçka për të marrë drejtësi”, u shpreh Zelensky.

Zelensky raportoi se në zonën e sulmit, nga e cila postoi edhe videon, dialogu filloi menjëherë me autoritetet lokale dhe se të gjitha shërbimet e nevojshme janë në vend, për t'iu përgjigjur dhe ndihmuar njerëzit.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja