TIRANË – Plani urbanistik i Tiranës është luftuar “virtualisht” ndërmjet dy lidervë kryesorë politikë të vendit, Berishës dhe Ramës. Ndërsa Berisha ka publikuar në Fb, firmën e tij mbi planin e rregullimit të territorit të Tiranës, Rama e ka “fshirë” atë firmë për pak minuta po në rrjetin social me fjalët: “Anullohet në 23 qershor”!
Kryeministri shkruan në profilin e tij në FB: “Ne flasim me vepra! Firmoset Kushtetuta e rregullimit të territorit të kryeqytetit. Të dashur miq! Sot, pas të gjitha diskutimeve, por dhe ndryshimeve të rëndësishme ligjore, une firmosa Planin e Përgjithshëm të Rregullimit të Territorit të kryeqytetit të vendit apo “kushtetutën” e rregullimit të territorit të Tiranës. Ky është plani i Tiranës së këtij shekulli, që miratohet pasi janë përfunduar projektet dhe garantuar fondet për ndërtimin e bulevardit të ri deri në Paskuqan si vazhdim i bulevardit Zogu i I-rë dhe krijimit të një zone rekreative në zonën e lumit të Tiranës.
“Kushtetuta” e re e territorit të Tiranës funksionon mbi bazën e ligjeve që shkurtojnë kohën e lejeve të ndërtimit prej 399 ditësh, e treta me e gjatë dhe më e korruptuara në botë, standard i z. Rama - në 45 ditë, standard i z.Basha dhe Partisë Demokratike. Plani i ri u premtua 11 vjet më parë, nga ish-kryetari Rama, por nuk e bëri asnjëherë, sepse i pëlqente betonizimi dhe 20%-shi i tij”, - shkruan Berisha.
Menjëherë pas tij ka reaguar Rama me fjalët: “Këshilli i Ministrave lajmëron me tam-tame, firmosjen e planit më dritëshkurtër e korruptiv urbanistik, që ai e quan “Kushtetuta e Tiranës”! Anullohet në 23 qershor”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com