Lufta/ Blinken: SHBA mbështesin krijimin e një shteti palestinez! 14 të vdekur nga sulmi izraelit në Rafah Deir Balah

Lufta/ Blinken: SHBA mbështesin krijimin e një shteti palestinez! 14 të vdekur nga sulmi izraelit në Rafah Deir Balah

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Uashingtoni mbështet krijimin e një shteti  të pavarur palestinez.

Kështu tha kreu i diplomacisë amerikane Antony Blinken në një takim me presidentin e Autoritetit Palestinez Abu Mazen.

Në një reagim të Departamentit të Shtetit, bëhet me dije se Blinken "ka shprehur angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të rritur ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në GazaAi diskutoi gjithashtu përfitimet e krijimit së shtetitPalestinez”. Sekretari i Shtetit sipas njoftimit të DASH "ripohoi se Shtetet e Bashkuara refuzojnë çdo zhvendosje të detyruar të palestinezëve nga Gaza".

Ndërkohë raportohet se një sulm izraelit në Rafah dhe Deri Balah në qendër të Rripit të Gazës la 14 të vdekur. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar propozimin e Hamasit për t’i dhënë fund luftës dhe ka deklaruar se do të vazhdojë deri në shkatërrimin total të fraksionit islamik.

Dje (7 shkurt) ushtria u urdhërua të nisej drejt Rafahut ku qindra mijëra persona janë zhvendosur. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ishte shprehur se një sulm në Rafah do të përshkallëzonte atë që tashmë është një “makth humanitar” me pasoja të pallogaritshme rajonale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Gaza/ Ministria e Shëndetësisë: Afro 28 mijë palestinezë të vrarë dhe mbi 67 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

1707417755_yjntdeyjmtdmtxd.PNG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar se 27,840 palestinezë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës me Izraelin, më 7 tetor.

Ministria palestineze shton se 67,317 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve intensive.

Ora 17:28
Media: Një komandant i Hezbollahut u vra nga një sulm izraelit në Libanin jugor

1707409916_GOLF2024010817255842237482d5e76acdbe96d518ff9be842560scaled.jpg

Një komandant i Hezbollahut është vrarë nga një sulm izraelit në Libanin jugor. Kështu ka raportuar Sky News Arabia, duke specifikuar se bëhet fjalë për Abbas Al-Debs, (Haxhi Abdullah). Ky i fundit raportohet se u godit nga një dron ndërsa ishte në makinë në qytetin e Nabatieh. 

Ora 17:19
Blinken në Izrael, takon familjet e pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gaza

1707409470_blinken.jpg

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua sot në Tel Aviv në Izrael me familjarë të pengjeve të Hamasit në Gaza, të cilët kanë nënshtetësi amerikane. Sipas raportimeve të medieve të huaja ata i kërkuan Blinken që Shtetet e Bashkuara të ushtrojnë të gjithë ndikimin e tyre në Katar për të arritur një marrëveshje me Hamasin. Më tej bëhet me dije se është diskutuar edhe çështja e ndihmave humanitare në Gaza, ndërsa kërkojnë të dinë për gjendjen shëndetësore të pengjeve. 

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 08/02/2024 22:01

    Kemi bollë argumente se Toka e jonë ashtë nji anije e vogël në hapsir,tmirat dhe tkqijat i ndajm së bashku,qdo fillim ka mbarim,ta hjekum lakmin,ta pranojm Drejtsin,të bajm parajs për txhithë,nukë ashtë vonë tpunojm për së mbari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës