Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në Izrael, në kuadrin e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi, pas muajsh negociatash të vështira. Ky është udhëtimi i 9 i Blinken në rajonin e Lindjes së Mesme që prej shpërthimit të luftës. Ai u prit nga presidenti izraelit Isaac Herzog, ndërsa tha se ky është një moment vendimtar për të arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës.

"Ky është një moment përcaktues, ndoshta më i miri, ndoshta i fundit, mundësia për të sjellë pengjet në shtëpi, për të arritur një armëpushim dhe për t'i vënë të gjithë në rrugën më të mirë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme," tha Blinken gjatë takimit me Presidentin izraelit Isaac Herzog.

Shtetet e Bashkuara dhe dy vendet tjera ndërmjetësuese, Egjipti dhe Katari, dukej se po shënonin përparim në përpjekjet për një marrëveshje, pas dy ditë bisedimesh në Doha. Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë kanë shprehur një optimizëm të përmbajtur. Por Hamasi ka sinjalizuar rezistencë ndaj atyre që thotë se janë kërkesa të reja nga Izraeli.

Sipas propozimit, procesi do të ketë tre faza. Fillimisht Hamasi duhet të lirojë të gjitha pengjet që mban ende që nga rrëmbimi i tyre gjatë sulmit të 7 tetorit, i cili shkaktoi luftën më vdekjeprurëse të zhvilluar ndonjëherë midis izraelitëve dhe palestinezëve. Në këmbim, Izraeli do të tërhiqte forcat e tij nga Gaza dhe do të lironte të burgosur palestinezë.

Ndërmjetësit po shpresojnë t'i japin fund luftës që ka shkaktuar vdekjen e mbi 40,000 palestinezëve, sipas autoriteteve lokale shëndetësore, ka zhvendosur shumicën dërrmuese të 2.3 milionë banorëve të territorit dhe ka shkaktuar një katastrofë humanitare. Ekspertët kanë paralajmëruar për përhapje të mëtejshme të urisë dhe pasojat e shpërthimit të sëmundjeve si poliomieliti.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1200 veta, kryesisht civilë, në sulmin e 7 tetorit dhe rrëmbyen rreth 250 veta. Prej tyre, rreth 110 besohet se janë ende brenda Gazës, ndërsa autoritetet izraelite që thonë se rreth një e treta janë të vdekur. Më shumë se 100 pengje u liruan në nëntor gjatë një armëpushimi njëjavor.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi