Lufta/ Turqia paralajmëron Moskën: Nuk ka përshkallëzim në Detin e Zi! Lukashenko: Lufta mund të ishte shmangur dhe tani mund të ndalet!

Lufta/ Turqia paralajmëron Moskën: Nuk ka përshkallëzim në Detin e Zi! Lukashenko: Lufta mund të ishte shmangur dhe tani mund të ndalet!

Foto ilustruese

Turqia ka paralajmëruar Moskën të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm pasi një anije me mallra e cila është në pronësi turke u sulmua nga flota detare ruse fundjavën e kaluar, tha zyra e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti Bjellorus, Aleksandër Lukashenko, deklaroi së fundmi se lufta mund të ishte shmangur dhe “mund të ndalet edhe tani”. Po ashtu, tha se ekzistonte ende një mundësi për t'u ulur në tryezën e bisedimeve dhe për të diskutuar gjithçka, duke përfshirë Krimenë, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Lugansk. 

Ndërsa, Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yurii Ihnat deklaroi se për shkak të vonesave në fillimin e trajnimit të pilotëve të rinj, Kievi nuk do të jetë në gjendje të mbrojë hapësirën e tij ajrore me avionët luftarakë amerikanë të tipit F-16 deri në vjeshtën ose dimrin e ardhshëm.

"Tashmë është e qartë se ne nuk do të jemi në gjendje ta mbrojmë Ukrainën me avionët luftarakë amerikane të tipit F-16 këtë vjeshtë dhe në dimrin e ardhshëm", tha Ihnat.

Fshati Dnepryany në rajonin Kherson është goditur nga granatimet masive nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Lajmin e bën të ditur agjencia ruse, Ria Novosti ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Sulmet nisëm rreth orës 22:10 mbi shtëpitë e civilëve në vendbanimin e tipit urban të Dnepryany, rrethi urban Novokakhovsk. Sipas medias ruse, 75 për qind e territorit të rajonit Kherson është nën kontrollin rus. Bregu i djathtë i Dnieper, përfshirë Kherson, mbahet nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Në përditësim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Lukashenko: Putin nuk po e shtyn Bjellorusinë që të hyjë në luftë me Ukrainën

1692304997_e5se.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk po tenton të shtyjë Bjellorusinë që t’i bashkohet luftës në Ukrainë, tha presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, në një intervistë të publikuar më 17 gusht.

“Për të përfshirë Bjellorusinë... çfarë do të përfitonim? Asgjë”, tha Lukashenko, një prej aleatëve më të ngushtë të Putinit.

Lukashenko po ashtu tha se beson se Rusia veçse ka arritur qëllimet në atë që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë, duke theksuar se të dyja palët duhet të ulen dhe të negociojnë.

Sipas tij, Kievi dhe Moska duhet të jenë të gatshëm të diskutojnë për të gjitha çështjet, përfshirë edhe të ardhmen e gadishullit ukrainas të Krimesë që Moska e aneksuar paligjshëm më 2014 dhe të gjitha territoret e tjera që Moska pretendon se i ka nën kontroll.

Lukashenko tha po ashtu se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Bjellorusisë, por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka ndërprerë ato.

Këto kontakte kanë ndodhur disa muaj më parë, përfshirë edhe një diskutim për mundësinë e hyrjes së Bjellorusisë në luftë, në anën e Rusisë, tha Lukashenko.

Bjellorusia ka lejuar Rusinë që të përdorë territorin e saj për të nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Minsku është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare për shkak të ndihmës që i jep Moskës gjatë pushtimit./REL.

Ora 21:44
Turqia paralajmëron Moskën: Nuk ka përshkallëzim në Detin e Zi

1689832309_Screenshot4.jpg

Turqia ka paralajmëruar Moskën të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm pasi një anije me mallra e cila është në pronësi turke u sulmua nga flota detare ruse fundjavën e kaluar, tha zyra e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

“Pas ndërhyrjes, bashkëbiseduesit tanë në Federatën Ruse u paralajmëruan siç duhet për të shmangur përpjekje të tilla, të cilat po përkeqësojnë tensionet në Detin e Zi”, tha zyra e presidencës turke, duke thyer një heshtje disaditore për incidentin.

Ora 20:11
Lukashenko: Lufta mund të ishte shmangur dhe tani mund të ndalet

 

Konflikti në Ukrainë mund të ishte shmangur dhe "mund të ndalet tani", tha presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i cituar nga agjencitë ruse.

Lukashenko në një intervistë me gazetaren ukrainase Diana Panchenko, tha se ekziston mundësia për t'u ulur në tryezën e bisedimeve dhe për të diskutuar gjithçka, duke përfshirë Krimenë, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Lugansk. 

"Unë mendoj se ky është një parim klasik i diplomacisë. Ekziston mundësia për t'u ulur në tryezën e bisedimeve dhe për të diskutuar gjithçka, duke përfshirë Krimenë, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Lugansk. Gjithçka duhet diskutuar. Ne ulemi dhe vendosim një axhendë”, tha Lukashenko.

Ora 18:45
Putin dhe presidenti iranian bisedë telefonike për bashkëpunimin në çështjet ndërkombëtare

1692290762_7.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti iranian, Ebrahim Raisi, zhvilluan një bisedë telefonike sot ku diskutuan "bashkëpunimin në çështjet ndërkombëtare", duke përfshirë aspiratën e Teheranit për t'u bashkuar me grupin e vendeve BRICS.

Kjo është bërë e ditur nga shërbimi për shtyp i Kremlinit. 

Putin gjithashtu i shprehu ngushëllimet Raisit për sulmin terrorist të 13 gushtit në mauzoleumin e Shah Cherah në Shiraz, ku një person u vra dhe tetë të tjerë u plagosën.

Ora 15:41
Lukashenko: Bashkëpunimi ushtarak me Kinën nuk është për t’iu vënë kundër vendeve të tjera

1689685218_lukashenko.jpg

Lideri i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili priti në Minsk ministrin kinez të mbrojtjes, Li Shangfu, tha se bashkëpunimi i tyre nuk është i drejtuar për t’iu vendosur kundër vendeve të tjera, por për të mbrojtur vendet dhe popullin e tyre.

"I gjithë bashkëpunimi ynë, në asnjë mënyrë nuk është i drejtuar për t'iu vendosur kundër vendeve të tjera. Ne nuk kemi nevojë për të. Ne duhet të mbrojmë vendet dhe popullin tonë", tha Lukashenko.

Objektivi i vizitës së Li në Bjellorusi, sipas fjalëve të të njëjtit ministër të rifilluar nga BelTa, është "zbatimi i marrëveshjeve të rëndësishme në nivel krerësh shtetesh" dhe "konsolidimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ushtarak dypalësh". 

Një marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak u arrit gjatë vizitës së Lukashenkos në Kinë në fillim të vitit dhe në vitin 2024, ku do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake, tha lideri bjellorus.

Ora 15:35
Kiev: Batalioni Azov është kthyer në front

1692279263_kjy.jpg

Batalioni Azov është kthyer në frontin e Ukrainës dhe tashmë është i angazhuar në luftime, tha sot kreu i departamentit të planifikimit të Gardës Kombëtare, Mykola Urshalovych.

Ushtarët e Azov kanë filluar të kryejnë misione luftarake në zonën e pyllit Serebryanske, rajoni Lugansk. 

Komandantët e batalionit ishin kthyer në Ukrainë nga Stambolli më 8 korrik, pasi u burgosën në Rusi dhe kaluan 300 ditë në Turqi në bazë të marrëveshjeve të shkëmbimit të të burgosurve me Moskën.

Ora 15:27
Zëdhënësi i Forcave Ajrore ukrainase: Pilotët tanë nuk do të kenë avionë luftarakë F-16 këtë dimër

1692278812_3.jpg

Kievi nuk do të jetë në gjendje të mbrojë hapësirën e tij ajrore me avionët luftarakë amerikanë të tipit F-16 deri në vjeshtën ose dimrin e ardhshëm.

Kjo ndodh për shkak të vonesave në fillimin e trajnimit të pilotëve të tij, tha zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yurii Ihnat.

"Tashmë është e qartë se ne nuk do të jemi në gjendje ta mbrojmë Ukrainën me avionët luftarakë amerikane të tipit F-16 këtë vjeshtë dhe në dimrin e ardhshëm", tha Ihnat.

Ai gjithashtu shtoi se pilotët ukrainas do të trajnohen brenda vendeve anëtare të koalicionit të NATO-s.

G.MO/S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë