Lufta/ 21 persona të vrarë nga bombardimet ruse në Kherson! Dy dronë sulmojnë Kremlinin! Zelensky: Nuk e kemi kryer ne! Moska Do të ketë hakmarrje

Dy dronë ukrainas kanë tetntuar të godasin rezidencën e presidentit rus në Kremlin. Kështu pretendon presidenca ruse. Në një reagim tha se Presidenti rus Vladimir Putin nuk u dëmtua pasi ndodhet jashtë Moskës për vizita për punën. 

“Mbrëmë, regjimi i Kievit tentoi të godiste rezidencën e Presidentit të Federatës Ruse në Kremlin me mjete ajrore pa pilot”, tha shërbimi presidencial. Sipas raportit, dronët janë çaktivizuar.

Nga këta dronë nuk ka pasur viktima dhe as dëme materiale. Kremlini e cilësoi incidentin si “akt terrorist të planifikuar dhe tentativë për vrasjen e presidentit rus. Në njoftim saktësohet se presidenti i Rusisë nuk është lënduar. Rusia kërcënon me hakmarrje duke thënë se ka të drejtën t'i përgjigjet një tentative sulmi ndaj Kremlinit ku dhe kur e sheh të arsyeshme.

Ndërsa presidenti ukrainas Volodyr Zelensky në një deklaratë të bërë ka mohuar që Ukraina të ketë kryer një sulm të tillë me dron, me arsyetimin se nuk ka kapacitetet për një sulm të tillë.

Po ashtu gjatë natës është sulmuar me dron edhe aeroporti ushtarak në rajonin Bryansk të Rusisë. Sulmi ka ndodhur gjatë natës transmeton kanali Telegram Baza. Sipas mediave lokale, aeroporti ushtarak u sulmua nga pesë dronë. Dy prej tyre u shkatërruan nga sulmi me armë, dy të tjerë u shpërthyen në ajër, ndërsa droni tjetër nuk u gjet. Sipas RBC-Ukraine nga sulmi u dëmtuar avion transporti An-124. Edhe për këtë sulm Moska akuzon Kievin.

Ndërkohë, një depo karburanti ka shpërthyer në flakë gjatë natës në fshatin rus Volna, pranë urës në gadishullin e aneksuar të Krimesë. Guvernatori i Krasnodarit Krai, Veniamin Kondratyev tha se nuk ka të viktima ose të lënduar, ndërsa nuk ka përmendur as shkakun e aksidentit.

Volna shtrihet në fund të urës së ngushticës Kerç, e cila lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Moska në 2014. Tetorin e kaluar, ura u dëmtua nga një kamion bombë, në një sulm që Moska fajësoi Ukrainën, megjithëse Kievi e ka mohuar sulmin infrastrukturën. Agjencia Ria Novosti bën të ditur se sipërfaqja e zjarrit ka arritur në 1200 metra katrorë. Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë 23 njësi të mjeteve zjarrfikëse dhe 85 persona."

Kina dhe India, dy vende që deri më tani kishin shmangur dënimin e Moskës për pushtimin e Ukrainës, pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga aleatët perëndimorë, votuan në favor të një rezolute të Kombeve të Bashkuara që në mënyrë eksplicite njeh "agresionin e Federatës Ruse kundër 'Ukrainës".

Fakti që Kina dhe India pranuan përdorimin e termit "agresion" në rezolutë është një zhvillim diplomatik befasues.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:23
Sulmi me dron në Kremlin, reagon Zelensky: Nuk kemi dorë ne, na mungojnë kapacitetet për diçka të tillë

1682853425_zelensky.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mohuar përfshirjen e Ukrainës në sulmin me dron që goditi Kremlinin mbrëmjen e djeshme. Ai tha se Ukraina lufton për të mbrojtur territorin e vetë dhe nuk ka armë të mjaftueshme për një sulm të tillë.

“Ne nuk e sulmuam Putinin apo Moskën. Ne po luftojmë në territorin tonë duke mbrojtur qytetet dhe fshatrat tona. Ne nuk kemi armë të mjaftueshme për ta bërë këtë. Ne nuk e sulmojmë Putinin, ne e lëmë atë në gjykatë", vazhdoi Zelensky në një konferencë për shtyp në Helsinki. 

Ora 18:57
Sulmi ukrainas në Kremlin, reagon ish presidenti rus: Gjithçka që mbetet është vrasja e Zelensky-t

Ish presidenti rus, Dmitry Medvedev ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme si reagim ndaj sulmit ukrainas në Kremlin. Ai tha se alternativa e vetme e mbetur është eleminimi fizik i Zelenskyt.

"Pas sulmit terrorist të sotëm , nuk ka alternativa të tjera përveç eliminimit fizik të Zelenskyt . Nuk është as e nevojshme të nënshkruhet akti i dorëzimit të pakushtëzuar. Edhe Hitleri, siç e dini, nuk e ka nënshkruar atë" – kërcënoi ish presidenti rus.

Ora 14:22
Zelensky vizitë të papritur në Helsinki

1682195922_zelensky.JPG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur papritur në Helsinki, ku do të takohet me liderët e Finlandës, Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë dhe Islandës. Në orët në vijim pritet një konferencë e përbashkët për shtyp me presidentin finlandez Sauli Niinisto . Kjo është bërë e ditur nga mediat finlandeze duke cituar zyrën presidenciale.

Ora 14:14
VIDEOLAJM/ Mediat ruse: Kievi u përpoq të godiste me dron në Kremlin

Mediat ruse kanë publikuar një video ku pretendojnë se Kievi u përpoq të godiste me dron Kremlinin.

"Dy mjete ajrore pa pilot u drejtuan në Kremlin. Si rezultat i veprimeve në kohë të ndërmarra nga ushtria dhe shërbimet speciale duke përdorur sisteme luftarake radar, pajisjet u çaktivizuan," thotë botimi.

Si pasojë e sulmit nuk ka të lënduar, orari i punës së kreut të shtetit nuk ka ndryshuar.

Zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov tha për RIA Novosti se Putin nuk ishte në Kremlin në kohën e sulmit nga dronët ukrainas, sot ai po punon në rezidencën e tij pranë Moskës në Novo-Ogaryovo. Planet për të mbajtur një paradë në Sheshin e Kuq më 9 maj mbeten në fuqi, tha zëdhënësi i Kremlinit.

Moska i konsideroi veprimet e Kievit si një akt të planifikuar terrorist dhe një atentat ndaj presidentit në prag të Ditës së Fitores dhe paradës së 9 majit. Pala ruse rezervon të drejtën t'i përgjigjet këtij sulmi ku dhe kur e sheh të arsyeshme.

Ora 10:05
VIDEO/ Shpërthen në flakë depoja e karburantit pranë urës në Krime

Një depo karburanti mori flakë gjatë natës në fshatin rus Volna, pranë urës në gadishullin e aneksuar të Krimesë.

“Një rezervuar me naftë mori flakë në fshatin Volna në rrethin Temryuksky," tha guvernatori i Krasnodarit Krai Veniamin Kondratyev në Telegram, pa përmendur shkakun e aksidentit.

“Sipas informacioneve fillestare, nuk ka të vdekur apo të lënduar”, shtoi ai. “Po bëhet gjithçka që zjarri të mos përhapet më tej”.

Volna shtrihet në fund të urës së ngushticës Kerç, e cila lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Moska në 2014. Tetorin e kaluar, ura u dëmtua nga një kamion bombë, në një sulm që Moska fajësoi Ukrainën, megjithëse Kievi e ka mohuar sulmin infrastrukturën.

Agjencia Ria Novosti bën të ditur se sipërfaqja e zjarrit ka arritur në 1200 metra katrorë. Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë 23 njësi të mjeteve zjarrfikëse dhe 85 persona.

Ora 09:44
Sulm me dron në aeroportin ushtarak Bryansk në Rusi

1683099981_rusi.JPG

Një sulm me dron gjatë natës ka goditur një aeroport ushtarak në rajonin Bryansk të Rusisë, transmeton kanali Telegram Baza. 

"Pesë dronë sulmuan një aeroport ushtarak në rajonin Bryansk mesnatën e 3 majit," thotë raporti duke shtuar se 2 prej tyre u shkatërruan nga zjarri i armëve të lehta dhe 2 të tjerë shpërthyen në territorin e fushës ajrore. Një dron tjetër nuk u gjet. 

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump