TIRANE- Grupi kriminal që vepronte në Vlorë, ka një skenar të denjë për filma hollivudianë. Përtej vrasjeve që kryenin me pagesë për llogari të kushërinjve Mëhillaj në Vlorë, Julian Sinanaj dhe i penduari tjetër Ndriçim Gjokona, janë vënë përballë një vrasësi tjetër me pagesë që vepronte për llogari të grupit, dhe që i jepen nga prokuroria, vetëm inicialet J.M.
Pikërisht ky person është ndjekur për disa ditë me rradhë nga dy të penduarit, por sërisht ata nuk kanë mundur ta gjurmojnë aq mirë, sa të realizonin dhe vrasjen e tij. Ai dhe mund të jetë falur nga Sinanaj, por në fakt për këtë vrasje ky i fundit ka marrë 20 mijë euro.
Kjo shumë më pas është përdorur për atentatin ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Sipas burimeve të prokurorisë, frika e një përballjeje që mund të bënte Andon Mëhillaj, mes Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokonës, ka shtyrë këta të fundit që pas arrestimit të flasin për llogari të policisë dhe prokurorisë. Ndërkohë shtetasi me inicialet J.M është shpallur në kërkim policor pasi dyshohet për disa vrasje.
Hakmarja e Mëhillajt
Ndriçim Gjokona dhe Julian Sinanaj janë të dy kundërshtarë me njëri-tjetrin edhe në dëshmitë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por lidhen në një pikë, i tmerrohen hakmarrjes së Andon Mëhillit. Kërkesa e tyre kryesore është pikërisht ruajtja e familjeve nga kjo hakmarrje. I pari që ka folur dhe zbardhur funksionimin e grupit ishte Ndriçim Gjikona, dhe nuk e ka patur të lehtë. I është paraqitur një zyrtari të lartë të Policisë së Shtetit me inicialet S.B, i cili duket se nuk e ka marrë shumë seriozisht, dhe Gjikona është detyruar të trokasë te Prokuroria e Durrësit, ku dhe ka nisur të tregojë krimet e kryera.
Arsyeja ishte e thjeshtë, u tremb dhe kujtoi se ishte koha që Andon Mëhillaj, organizatori sipas tij i vrasjeve me pagesë do të përdorte një tjetër vrasës për ta eleminuar. Dhe ky ishte Julian Sinanaj. Kjo kishte ndodhur njëherë, kur vetë Gjikona dhe Sinanaj, ishin porositur sipas dëshmisë së të dyve, për të eleminuar vrasësin me pagesë të bandës me inicialet J.M. Krisja e parë mes Sinanit dhe Gjikonës, ishte në janar të këtij viti. Të dy ishin kontraktuar nga Mëhillaj, për eleminimin e një biznesmeni Durrsak të gazit të lëngshëm, i cili banon në Tiranë. Shuma ishte 120 mijë euro, data ishte 25 janari, dhe vendi te Kodrat e Liqenit Artificial, ku biznesmeni jeton.
Shkrimi u publikua sot (01.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com