SIRI-Agjencia për Refugjatët e Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se gjatë luftës civile gjashtë vjeçare në Siri, më shumë se pesë milionë sirian janë larguar nga vendi i tyre.
 
Shifrat janë publikuar vetëm një vit pasi komuniteti ndërkombëtarë është zotuar për të rivendosur 500 mijë refugjatë sirian,  duke lehtësuar kështu barrën për shtetet fqinje të Sirisë.
 
Ndërkohë vendi me numrin më të madh të refugjatëve sirian, vazhdon të mbetet Turqia, në të cilën numurohen rreth 3 milionë.
 
Nga ana tjetër, UNHCR ka bërë të ditur se përvç largimeve të 5 milionë sirianëve nga Siria, më shumë se 6,3 milionë banorë jaanë zhvendosur brenda shtetit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com