SIRI-Forcat e regjimit siria janë përfshirë në përleshje të ashpra me rebelët në rrethinat e Damaskut.
 
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, sulmi ka filluar ditën e diel pasi forcat rebele kanë hyrë në kryeqytetin sirian duke përdorur disa tunele sekrete.
 
Mësohet se gjatë luftimeve është përdorur edhe altileri e rëndë, makina bombë si dhe sulme vetëvrasëse.
 
Nga ana tjetër, forcat e regjimit janë përgjigjur duke kryer më shumë se 30 sulme ajrore ndaj pozicioneve të kryengritësve.
 
Damasku vazhdon të mbetet i ndarë, ku një pjesë e qytetit ndodhet në kontrollin e forcave rebele dhe militantëve të të ashuquajturit Shtet Islamik dhe pjesa tjetër kontrollohet nga forcat e regjimit.
 
Luftimet vinë vetëm pak ditë pasi në Gjenevë kanë filluar negociatat për arritjen e paqes mes rebelëve dhe regjimit, e cila nëse do të arrihet do t'i japi fund një konflikti i cili ka zgjatur për më shumë se gjashtë vite dhe ka shkaktuar më shumë se 320 mijë viktima.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com