Lufta/ Drejtuesi politik i Hamasit vritet në një sulmi ajror! Ushtria izraelite kërkon evakuimin e një lagjeje në Rafah, në Tel Aviv ndizen sirenat e alarmit

Lufta/ Drejtuesi politik i Hamasit vritet në një sulmi ajror! Ushtria izraelite kërkon evakuimin e një lagjeje në Rafah, në Tel Aviv ndizen sirenat e alarmit

Salah al-Bardawil

JERUZALEM – Një sulm ajror izraelit në qytetin Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës ka vrarë Salah al-Bardawil, një nga drejtuesit e lartë të Hamasit. 

Al-Bardawil, 66 vjeç, ishte pjesë e zyrës politike të grupit palestinez islamist që nga viti 2021 dhe më parë kishte shërbyer si zëdhënës i tij. Ai ishte gjithashtu anëtar i politbyrosë së Hamasit në Rripin e Gazës. Gjatë sulmit, bashkë me të ka humbur jetën edhe bashkëshortja e tij.

Sipas mediave lokale, gjatë bombardimeve të natës janë vrarë edhe 17 persona të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që nga prishja e armëpushimit në mbi 700. Mijëra të tjerë janë plagosur.

Në një deklaratë, Hamasi akuzoi Izraelin për vrasjen e al-Bardawil, duke thënë se ai u godit “ndërsa po lutej së bashku me bashkëshorten e tij në një tendë refugjatësh në Khan Yunis.” Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende një koment mbi sulmin.

Forcat izraelite (IDF) kishin deklaruar më parë se udhëheqësit e Hamasit ishin objektivat kryesorë të ofensivës së re. Kjo javë ka parë eliminimin e disa figurave kyçe të grupit, përfshirë kryeministrin de facto të Gazës, Essam al-Daalis, dhe kreun e sigurisë së brendshme, Mahmoud Abu Watfa.

Ndërsa operacionet në Gaza vazhdojnë, shumë nga liderët më të rëndësishëm të Hamasit nuk ndodhen në territor, por lëvizin mes Dohas dhe Stambollit. Ndër ta janë Khalil al-Hayya, Khaled Meshal dhe Moussa Abu Marzouk. Pas vrasjes së Yahya Sinëar, një prej arkitektëve të sulmit të 7 tetorit dhe kreut të Hamasit në Gaza, grupi nuk ka njoftuar ende një pasues zyrtar.

Të dielën në mëngjes, IDF urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të një lagjeje në Rafah, qyteti jugor i Gazës pranë kufirit me Egjiptin, duke konfirmuar planet për të zgjeruar operacionet ushtarake. Ndërkohë, në Tel Aviv, sirenat e alarmit u ndezën sërish pasi një raketë e lëshuar nga Jemeni u kap nga mbrojtja ajrore izraelite.

Izraeli rinisi ofensivën e tij të martën, duke akuzuar Hamasin se nuk po bashkëpunon për lirimin e pengjeve dhe duke braktisur marrëveshjen për armëpushimin e arritur më 19 janar. Nga ana tjetër, Hamasi mohoi se kishte prishur negociatat dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bisedimet.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se objektivi kryesor i luftës është shkatërrimi i Hamasit si një forcë ushtarake dhe qeverisëse. Ai ka theksuar se ofensiva e re synon ta detyrojë grupin të lirojë 59 pengjet që mendohet se ende ndodhen në duart e militantëve.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

Berisha entuziast për ftesën në festën e Greqisë: Takova priftërinj e deputetë

Berisha entuziast për ftesën në festën e Greqisë: Takova priftërinj e deputetë