Lufta e Ftohtë? Ukraina provokon 
Moska dërgon 55 mijë trupa në Krime

Lufta e Ftohtë? Ukraina provokon <br />Moska dërgon 55 mijë trupa në Krime
Prej dy ditësh Ukraina  ka nisur testimin  e raketave  në Krime duke shkaktuar zemërim te Rusia e cila ka mobilizuar forcat e saj ajrore dhe ujore në Detin e Zi.  

Në përplasje e tij përshkallëzon edhe më shumë  tensionet mes ish dy aleatëve, marrëdhëniet e të cilëve u thyen në vitin 2014 kur Rusia synon të pushtojë Krimenë  dhe mbështet separatistët pro rus në lindje të Ukrainës.

Volodymyr Kryzhanovsky, një zyrtar ushtarak nga Ukraina u shpreh se ushtrimet ushtarake po zhvillohen në jug të Ukrainës, në një zonë e cila është në kufi me  Krimenë.

“Testet janë duke u zhvilluar  në përputhje me ligjin ndërkombëtar prandaj mendoj se do të ishte e gabuar të fajësoje Ukrainën” u shpreh  Kryzhanovsky.

Stërvitja  do të zhvillohet  gjatë ditëve të para të dhjetorit,  rreth 30 km larg Krimesë në rrugë ajrore.

Por Rusia nuk mund të tolerojë një gjë të tillë, dhe përgjigjet duke dërguar forcat e saj në Krime e duke i lajmëruar për një gjendje emergjente. Kremnlini mobilizon rreth 55.000 trupa.

[gallery]19956[/gallery]

Autoritete ruse akuzojnë Ukrainën se po provokon duke krijuar një situatë të tensionuar

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u shpreh se nuk e dinte nëse Presidenti Putin kish urdhëruar ministrin e mbrojtjes për të përgatitur një përgjigje ushtarake ndaj testeve të Ukrainës.

Ndërsa  zyrtari  ukrainas u shpreh se forcat e vendit të tij janë  dispozicion për cfarëdolloj zhvillimi. Rusia ka shtrirë forcat e saj ushtarake në shumë zona duke përfshirë edhe Krimenë.

Por një tjetër mesazh i dërgohet Moskës nga  marinsat amerikanë.Që prej janarit 2017, të paktën 300 marinsa amerikanë do të vendosen në Norvegji, si pjesë e masave për të siguruar aleatët më lindorë të NATO-s për angazhimin serioz të aleancës ndaj tyre. Sipas analistëve, mesazhi i aleancës është i qartë: dimri dhe acari nuk janë më armët ekskluzive të Rusisë. 



  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)