Lufta e Kosovës, Mitrovica dyshon
se ka zbuluar 10 varreza masive

Lufta e Kosovës, Mitrovica dyshon<br />se ka zbuluar 10 varreza masive
MITROVICË- Qyteti i Mitrovicës ka dhjetë vende të paidentifikuara më parë të cilat besohet se janë varrezat masive ku janë varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë nga forcat ushtarako-policore serbe.

Këtë e thotë kryetari i Qendrës Rajonale të KMLDNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani. Ai ka thënë se këto vendndodhje nuk janë identifikuar asnjëherë.“Në Mitrovicë janë edhe dhjetë vende të pagjurmuara, që dyshohen të jenë varreza masive. Ato gjenden në dy pjesët e qytetit”,- ka thënë Barani.

Duke folur për gërmimet në Rashkë, Barani thotë se ai ka informacione edhe për tre vendndodhje që dyshohen të ketë varreza masive, por që ato nuk janë në Rashkë, por rreth saj.

“Njëra dyshohet se ka 250 trupa, një 18 dhe një varrezë ka 25. KMLDNJ në Mitrovicë e ka evidencën e saktë për këtë”, shkruan ‘Tribuna’.

Halit Barani thotë se institucionet e Kosovës nuk e kryejnë punën si duhet lidhur me gjetjen dhe kthimin e trupave të shqiptarëve nga varrezat masive në Serbi.

“Nuk jam aspak i kënaqur, pasi deri më sot institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim. Këto institucione as që kanë dëgjuar për këtë punë dhe nuk kanë bërë asnjë trysni tek bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Barani.

Qyteti i Mitrovicës ka më 112 persona të zhdukur nga lufta. Fillimisht nga ky qytet kanë qenë 279 persona të zhdukur por që trupat e tyre janë gjetur nëpër varreza të ndryshme masive.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit