Lufta e Kosovës në filmin më të
fundit të Xhuvanit "Engjëjt janë larg"

Lufta e Kosovës në filmin më të<br />fundit të Xhuvanit "Engjëjt janë larg"
Nëpërmjet filmit "Engjëjt janë larg" regjisori shqiptar Gjergj Xhuvani trajton luftën e Kosovës gjatë vitit 1999. Ronaldo Rocco dhe Teuta Krasniqi janë aktorët kryesorë të filmit i cili është një prodhim shqiptar dhe kosovar. 

Post produksioni i filmit të katërt të regjisorit shqiptar Gjergj Xhuvani ka përfunduar. Regjisori, skenaristi, skenografi Xhuvani ka lindur dhe jeton në Tiranë. Ai ka drejtuar disa filma me metrazh të shkurtër (si Funeral Bussines, i përzgjedhur në Festivaline Venezias në vitin 1998). Mes të tjerash ai ka drejtuar edhe 3 filma me metrazh te gjatë si Parrullat ( ky është film i parë shqiptar që u prezantua në Festivalin e Kanës, fitues i çmimit të të rinjve, edhe përfaqësues i Shqipërisë ne Oskar) I dashur armik( 2004, fitues i çmimit ndërkombëtar Sundance/NHK). Më tej përmendim filmin Lindje Perëndim Lindje, përfaqësues i Shqipërisë në Oskar në vitin 2009

Në filmat e mëparshëm Xhuvani ka trajtuar shkatërrimin e fshatit shqiptar gjatë periudhës së diktaturës komuniste deri tek udhëtimi i disa çiklistëve shqiptarë që duan të marrin pjesë në një turne në Francë.

Por Filmi "Engjej janë larg" zhvendoset në luftën e Kosovës gjatë vitit 1999. I shkruar nga Xhuvani ky film tregon historinë e dy fateve të cilët takohen në një situatë tejet kaotike.
 
 Mario është një prift Italian i cili refuzon të braktisë fëmijët jetimë shqiptarë të cilët i janë besuar në një jetimore e cila kërcënohet nga bombardimet. Ndërsa hana është një vajzë e re e cila lë jetën e saj si prositutë në Itali dhe ndërmerr një udhëtim të frikshëm në zonat e luftës në Ballkan me synimin për të gjetur vajzën e zhdukur.

E braktisur në një fshat ku ka luftë, Hana arrin në jetimoren e Marios. Ajo pritet me shumë dashamirësi nga fëmijët të cilët e shohin si nënë. Prifti Italian ndodhet i dyzuar mes besimit të tij dhe tërheqjes që ndien për Hanën.

​Rolet kryesore luhen nga aktori Italian Rinaldo Rocco dhe aktorja kosovare Teuta Krasniqi. Në Role të tjera janë Nicola del Buono, Nik Xhelilaj, Ndricim Xhepa e Fatmir Spahiu, i cili është dhe producenti i filmit. Giorgio Fantini është drejtor i fotografisë, Paolo Marzoni montazhier ndërsa Marco Biscarini e Daniele Furlati janë kompozitorë të kolonës muzikore. Filmi është prodhuar nga Dritan Huqi sa i përket produksionit shqiptar dhe Fatmir Spahiu sa i përket shqoërisë kosovare Buka Film. Filmi ka marrë mbështetjen e Qendrës kombëtare të filmit në Shqipëri, kinematografisë në Kosovë, Radio televizionit shqiptar. Mbështetje ka ofruar edhe pala italiane si Montava Film Commision dhe Filmoteka në Bolonjë.
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë