Lufta e kromit,konflikti 4 vjeçar 
pas vrasjes së biznesmenit

Lufta e kromit,konflikti 4 vjeçar  <br />pas vrasjes së biznesmenit
BULQIZE - Konflikti i nisur 4 vite më parë për një galeri kromi në Bulqizë, ka shkaktuar dje një të vrarë e dy të plagosur.  Dy vëllezërit Shehu janë qëlluar me pistoletë brenda në një lokal rreth orës 15:00,  të së premtes, 20 prill në qendër të Bulqizës. Krimi ndodhi 20 metër larg Komisariatit të Policisë së Bulqizës.

Dy vëllezër, Shefqet dhe Vehad Shehu janë qëlluar me pistoletë, teksa ishin ulur në tavolinën e një lokali. Plumbat në kokë dhe pjesët tjera të trupit i kanë marrë jetën menjëherë 42-vjeçarit Shefqet Shehu, i njohur si biznesmen kromi në zonën e Bulqizës. Ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur vëllai i tij, Vehadi, për të cilin fillimisht u raportua se kishte vdekur, por kur është dërguar në spital, është vënë re nga mjekët, se ishte ende gjallë, por në gjëndje tejet të rëndë. 

Madje, gjëndja e tij tejet e rënduar, i ka detyruar mjekët të kërkojnë ndihmën e helikopterit, për ta sjellë në Spitalin Ushtarak, ku sot paradite informohet se e ka kaluar rrezikun për jetën. Ai kishte marrë dy plumba në kofshë dhe një në kraharor, por pas operacionit të kryer në Spitalin Ushatark, parametrat shëndetësore i ka në përmirësim.

Në Spitalin Ushtarak, është dërguar më pas edhe autori i dyshuar i ngjarjes, Fadil Ternova. Ky i fundit, sipas uniformave blu, është autori i ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihet me saktësi, se si është plagosur ai, nga shkëmbimi i zjarrit, apo është qëlluar nga ndonjë efektiv i komisariatit, që gjëndej aty pranë. Menjëherë policia ka komunikuar, se autor i plagosjes është 25-vjeçari nga fshati Vajkal i Bulqizë, por ndaluar është vëllai i tij, Luan Ternova, i cili dje ka dhënë sqarime për uniformat blu.

KONFLIKTI PER KROMIN
Konflikti mes dy grupeve, vëllezërve Shehu dhe Ternova, ka nisur katër vjet më parë, në 2009, ndërsa grupet rivale janë kusherinj të dytë dhe shpesh kanë pasur debat e konflikte. Në situatën ku ndodhet miniera e Bulqizës dhe kush është më i forti apo i zoti zë ndonjë galeri, kanë bërë edhe vëllezërit Shehu. Prej shumë vitesh, sipas policisë së Bulqizës dhe Drejtorisë së Policisë së Dibrës, ata menaxhojnë një galeri në zonën D, ku kanë makineritë e tyre, ndërsa shumë punëtorë punojnë për llogari të tyre.

 Kjo është bërë e ditur nga policia, ndërkohë që në fillim të vitit të kaluar, Fadil Ternova ka qëlluar në drejtim të Shefqet Shehut, por plumbat nuk e kanë zënë, ndërkohë që është dënuar me 8 muaj burg për armëmbajtje pa leje. Ndërsa dje në mëngjes, ai është konfliktuar me vëllezërit Shehu. Sipas policisë, ai është kthyer në mesditë dhe ka gjetur vëllezrit në lokal. U është afruar, duke qëlluar mbi ta, duke e lënë njërin të vdekur e tjetrin të plagosur rëndë.

Ndërsa ish-Drejtori i Policisë së Dibrës, Shemsi Prençi, në një intervistë për A1 Report, tha se autori i vrasjes së djeshme, ka qenë i dënuar me 7 vjet burg dhe nuk dihet se si është liruar.

FRIKA NE BULQIZE
Situata në Bulqizë duket e frikshme. Hakmarrja e mundshme mes familjeve, ka bërë që qyteti i Bulqizës të blindohet nga forcat speciale të RENEA-s, ndërsa dy familjet e viktimës dhe autorit, të ruhen me policë.

VRASJE BULQIZE

Transferimi drejt Tiranës

AUTORI PERSON I SHPALLUR NE KERKIM


I arrestuari është 25 vjeçari nga fshati Vajkal i Bulqizës në 2012, i cili ishte person në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës me 8 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.
Policia nis veprimet hetimore. Fillimisht u raportua për vdekjen e të dy vëllezërve por më pas u mësua se  Vehadi ishte në gjendje të rëndë dhe nuk kishte vdekur. 
Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje

PRECEDENTI

Në qershor të viti 2011, në një lokal në ish-Bllok, u ekzekutua 32-vjeçari Nadien Zeneli. Në atë kohë, u mësua, se ai ka qëndruar për vite me radhë pranë biznesmenëve të kromit, gjë që duket se është bërë dhe shkaku i ekzekutimit, ndërsa u plagosen dhe dy të tjerë.


Lajmi fillimisht u publikua ne oren 15: 30 te 20 prillit dhe u perditesua ne 15:30 te 21 prillit

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik