Lufta/ Guterres: Mundësi e mirë për armëpushim për Ramazan! Anija 'Open Arms' me ushqime për palestinezët ende e ankoruar në Qipro

Lufta/ Guterres: Mundësi e mirë për armëpushim për Ramazan! Anija 'Open Arms' me ushqime për palestinezët ende e ankoruar në Qipro

Lufta në Rripin e Gazës

Operacioni ushtarak izraelit në Rripin e Gazës "është kthyer në ndëshkim kolektiv kundër palestinezëve dhe ajo që ne shohim sot në Gaza nuk ka asnjë paralele në asnjë nga konfliktet që unë kam parë si Sekretar i Përgjithshëm". 

Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ftuar i Fabio Fazios në Che Tempo che Fa.

“Mjaft atëherë”, shtoi ai, “ne kërkojmë një armëpushim humanitar dhe Ramazani, i cili sot, mund të të jetë një mundësi e shkëlqyer për të arritur në mënyrë efektive një armëpushim, ku Izraeli pranon armëpushimin dhe Hamasi liron pengjet”.

Ndërkohë, një përpjekje është duke u zhvilluar për të marrë ndihma për Gazën nga deti. Por anija e parë që do të testojë korridorin e ri, ajo e Open Arms, është ende në pritje në Qipro me 200 tonë ushqime. 

Anija ishte planifikuar të nisej këtë fundjavë. Por tani grupet që e mbështesin atë thanë të dielën se ajo do të largohet "sa më shpejt të jetë e mundur". 

Nga ana tjetër, kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj qartë presidentit amerikan Joe Biden duke i thënë se izraelitët nuk kanë ndërmend të ndalen pa hyrë në Rafah, qytetin jugor në Rripin e Gazës. Më herët Netanyahu tha se forcat izraelite kishin eleminuar një zyrtar të lartë të Hamasit. 

Qindra mijëra palestinezë vuajnë nga uria pas pesë muajsh luftë. Shtytja e ndihmës vjen pasi muaji i shenjtë mysliman i Ramazanit fillon të hënën në pjesën më të madhe të botës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Netanyahu: Kemi eleminuar një zyrtar të lartë të Hamasit! Nuk do ndalemi derisa ta shkatërrojmë plotësisht

1708198772_vfewavbaeba.PNG

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot në një video të regjistruar se Izraeli ka eleminuar një element të rëndësishëm të Hamasit dhe se së shpejti do të eleminohen edhe 3 krerët e mbetur të organizatës terroriste.

Netanyahu nuk e zbuloi emrin e personit në fjalë. Që nga mëngjesi i sotëm, kontrollet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse është e vërtetë që Marëan Issa, numri dy i krahut ushtarak të Hamasit dhe zëvendës i Mohammed Deif, u vra në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Ndërsa duke iu referuar deklaratës së Joe Biden i cili vendosi vijën e kuqe duke i kërkuar Izraelit të mos kryejë operacion ushtarak në Rafah, Netanyahu u shpreh se vendimi për mos të hyrë në qytetin jogurt ë Rripit të Gazës do të ishte e barabartë me vendimin për të mos hyrë në Berlin në Luftës së Dytë Botërore.

"Nuk është e mundur të eliminohen vetëm dy të tretat e Hamasit. Duhet të eliminojë gjithçka, përndryshe ai do të kthehet dhe do të marrë në dorë të gjithë Rripin”- tha Netanyahu për mediat e huaja.

Ora 09:33
Biden: Kriza e Gazës në vëmendjen tonë këtë muaj Ramazani

1709888156_joebiden.JPG

Presidenti amerikan, Joe Biden në urimin e Ramazanit për besimtarët mysliman u shpreh se gjatë këtij muaji të shenjtë do të jemi të gjithë me mendje nga kriza humanitare në Gaza.

“Ndërsa myslimanët mblidhen anembanë botës gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme për të prishur agjërimin e tyre, vuajtja e popullit palestinez do të jetë në vëmendjen e shumë njerëzve. Ajo është para gjë që më vjen mua në mendje. Ramazani këtë vit vjen në një moment dhimbjeje të madhe. Lufta në Gaza i ka shkaktuar vuajtje të tmerrshme popullit palestinez. Më shumë se 30,000 palestinezë janë vrarë, shumica prej tyre civilë, duke përfshirë mijëra fëmijë.”- tha Biden.

Sipas Biden, Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të udhëheqin përpjekjet ndërkombëtare për të marrë më shumë ndihmë humanitare në Gaza” dhe “po punojnë pa pushim për të vendosur një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për të paktën gjashtë javë si pjesë e një marrëveshjeje që liron pengjet”. 

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mergimtari: 11/03/2024 13:40

    Perkrahesit te vrasesve po u vjen keq per viktimat.Politik hesapi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë