Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut

Lufta në Lindjen e Mesme

Hamas do të mbështesë një armëpushim midis Hezbollahut dhe Izraelit, pavarësisht premtimeve të mëparshme të Hezbollahut për t’i dhënë fund luftimeve në Liban vetëm nëse lufta në Gaza përfundon. Kështu u shpreh një zyrtar i lartë i organizatës në Liban.

‘Çdo njoftim i armëpushimit është i mirëpritur. Hezbollahu ka qëndruar pranë popullit tonë dhe ka bërë sakrifica të rëndësishme’, i tha Osama Hamdan transmetuesit libanez Al Mayadeen.

Propozimi që po diskutohet aktualisht parasheh një armëpushim fillestar prej dy muajsh, periudhë gjatë të cilës forcat izraelite do të tërhiqeshin nga Libani dhe Hezbollahu do t’i jepte fund pranisë së tij të armatosur në pjesën jugore, përgjatë lumit të Litanit.

Pas tërheqjeve, mijëra trupave libaneze, të cilat kryesisht ishin injoruar gjatë luftës, do të dislokoheshin për të ruajtur zonën kufitare së bashku me forcat paqeruajtëse të OKB-së.

Një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, një prej grupeve më të afërta të armatosura të Iranit, pritet të ndikojë në zbutjen e tensioneve rajonale që kanë shtuar shqetësimet për një luftë të drejtpërdrejtë ndërmjet Izraelit dhe Iranit. Mbetet e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë ai në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë. Hezbollahu këmbënguli prej kohësh se nuk do të pajtohej për armëpushim derisa të mos përfundonte lufta në Gazë, por tani e ka hequr atë kusht.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi

Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi