Hamasi ka liruar tre pengje izraelitë ditën e sotme (15 shkurt). Pengjet e liruara janë: Iair Horn, Sasha Troufanov dhe Sagui Dekel-Chen. Ndërkohë, Izraeli pritet të lirojë 369 të burgosur palestinezë.
Tre izraelitët, të rrëmbyer më 7 tetor 2023 nga Kibbutz Nir Oz, u dërguan pak para orës 10 të mëngjesit me orën lokale, në Khan Younis me një furgon të bardhë, të shoqëruar nga një kamionçinë të zezë dhe u dorëzuan në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar.
Izraeli-argjentinasi Iair Horn, 46 vjeç dhe ruso-izraeliti Sasha Troufanov, 29 vjeç, u mbajtën rob nga Hamasi ndërsa Xhihadi Islamik mbajti izraelito-amerikanin Sagui Dekel-Chen, 36 vjeç', sipas La Repubblica. Të gjithë duket se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit tha se Hamasi u tërhoq pas deklaratave të Donald Trump.
'Sot, tre nga njerëzit tanë të rrëmbyer u kthyen në Izrael: ne i mirëpresim ata me një përqafim të madh. Edhe këtë javë Hamasi u përpoq të shkelte marrëveshjen dhe të krijonte një krizë me akuza të rreme. Falë forcave tona brenda dhe rreth Gazës dhe falë deklaratës së prerë të Presidentit Trump, Hamasi u tërhoq dhe lirimi i njerëzve të rrëmbyer”, deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu.
S.B/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
14.9%
-
Jo
76.5%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 404
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Habit djali i Donald Trump: Bill Clinton bombardoi Serbinë për të hequr vëmendjen nga tradhtia ndaj së shoqes
15 Mars, 10:45
-
Trump urdhëron shpërbërjen e 7 agjencive federale, përfshirë atë që mbikëqyr Zërin e Amerikës! Ndërpriten kontratat me Associated Press, Reuters dhe Agence France-Presse
15 Mars, 10:04
-
Kurthi i Carit dhe alarmi i shërbimeve sekrete amerikane
15 Mars, 09:44
-
Vuçiç i rrëfehet Donald Trump JR: Kemi qenë gjithmonë të hapur për marrëveshje me Kosovën, por nuk duhet të jetë e njëanshme
15 Mars, 08:06
-
SHBA heton protestat e studentëve në Columbia për luftën në Gaza/ Departament i Drejtësisë: Shkelje të ligjeve të terrorizmit
14 Mars, 22:21
-
Ish- zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit
14 Mars, 21:16
-
Në çfarë rrethanash mund t’i hiqet karta e gjelbër një banori të përhershëm?
14 Mars, 20:59
-
Trump: Bisedime frytdhënëse me Putinin, lufta mund të marrë fund
14 Mars, 17:31
-
Pas shumë vitesh e shkëputur nga muzika, Parashqevi Simaku publikon këngën e re 'Dashuria'
14 Mars, 17:19
-
Kina sot ndërton më shumë anije se sa Shtetet e Bashkuara
14 Mars, 16:39
-
Çmimi i arit shënon rekord historik, kalon 3,000 dollarë, teksa investitorët kërkojnë siguri
14 Mars, 15:40
-
Presidenti Zelensky nuk beson në vullnetin e Putinit për paqen
14 Mars, 15:26