Nesër forumi i Paqes, Rama plan për armëpushimin në Gaza: Do t’ia propozoj Macronit! Të lirohen pengjet nga Hamasi, Izraeli të tërheqë trupat

Nesër me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Në vigjilje të këtij Forumi, kreu i qeverisë shqiptare ka bërë me dije se do të diskutohet se si mund t’i jepet fund konfliktit në Gaza.

‘Nesër më datë 10 nëntor, do t’i bashkohem udhëheqësve të tjerë botërorë në Paris për të diskutuar mënyrat se si mund të ndihmohet popullsia civile dhe me shpresë se mund t’i jepet fund konfliktit në Gaza. Si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por më e rëndësishme akoma si një vend multi-fetar paqësor dhe paqedashës, Shqipëria është tejet e shqetësuar për konfliktin në vazhdim dhe vuajtjet e tejzgjatura të Gazës.’- shkruan Rama.

Duke ritheksuar edhe një herë qenqrimin e Shqipërisë të palëkundër me Izraelin kundër Hamasit, kryeministri Rama thotë se janë të shqetësuar nga shkatërrimet, viktimat civile dhe vuajtjet në Gaza. Rama bën me dije se nesër do të theksojë se duhet t’i jepet fund konfliktit në Gaza përpara jashtë kontrollit.

‘Në Paris do të theksoj se është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se të dalë jashtë kontrollit. Gjithashtu, do të theksoj se ndërkohë që Izraeli ka të drejtën e padiskutueshme të vetëmbrojtjes, ai duhet ta bëjë këtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar. Tejzgjatja e këtij konflikti vetëm ushqen ambiciet e Hamasit për kaos dhe një konflikt më të gjerë. Një ndërprerje e negociuar e armiqësisë aktive është e domosdoshme.’- shkruan Rama.

Konkretisht bën me dije kryeministri shqiptar, do t’i kërkojë presidentit Macron se mbështetjen e tij për t’u angazhuar me udhëheqës të tjerë që t’i jepet fund luftës mes Izraelit dhe Hamas, lirimin e pengjeve si dhe tërheqjen e trupave nga zona e konfliktit. 

Me ndërprerjen e të gjithave luftimeve, thotë kreu i qeverisë shqiptare komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet për organizimin e një konference ndërkombëtare donatorësh për të financuar rindërtimin e Gazës.

‘Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm nga Izraeli, Lidhja Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi. Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm nga Izraeli, Lidhja Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi. Ripushtimi i Gazës është i papranueshëm. Me lirimin e pengjeve, Izraeli duhet të tërheqë të gjithë forcat nga Gaza.

Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të asnjë të ardhme politike për Hamasin. Nën mandatin e OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Lidhja Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar rindërtimin e nevojshëm dhe kalimin e përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi tek Autoriteti Palestinez. Shqipëria është e gatshme të bashkë-sponsorizojë rezolutën e nevojshme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së për sa më lart. Me ndërprerjen e të gjithave luftimeve, komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet për organizimin e një konference ndërkombëtare donatorësh për të financuar rindërtimin e Gazës.’- shkruan Rama.

Në forumin e paqes në Paris, që do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor, do të marrin pjesë mbi 50 shtete. Këtë të enjtje u mbajt gjithashtu një konferencë për ndihmën humanitare ku presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi pauzë humanitare në Gaza dhe shtoi se vendet duhet gjithashtu të punojnë për një armëpushim.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leshapica: 10/11/2023 12:28

    Of course he is. Lol Ngaqe e sjell Shqiperine per hunde kujton se mund te beje te njejten gje edhe me boten? Po jo mos piskagjat pa shtylle kurrizore jo, se bota ka njerez me me shume integritet se ti. Ti jep llogari per ate pallatin mbreteror qe ke ngritur ne Surrel qe vitin e pare si kryeminster dhe pastaj nqs te ngel qofte edhe pak cipe morali merru me korrupsionin e botes.

    Përgjigju
  • BBARDI: 10/11/2023 07:44

    Ktij i ka dale mendja ciper kokes si thone shkodranet.Ky ska drite ne shtepi te tij u lodhe tu cu qiri ne xhami.Shif se po te shkasin kembet se po te pelqen vetja shume.Ai shkrim i B.ISLAMIT duhet ta lexosh mire,eshte nje mllef i popullit qe po bene barazimin me S BERISHEN.

    Përgjigju
  • Rroobottl: 10/11/2023 03:27

    Me duket edhe ky qenka bo rrobot ska mundesi ! Hajde kukudh hajde , edhe i gjate edhe budalla, po kush pyet për shqiperin prej teje I ngecen dhe 300,000 azilant të seleksionuar për patronazhist të ardhshem por kan parti tjeter ! O zot na ruaj por Mesa duket vend eksperimenti global jemi berë nga një grup analfabet listash dhe analfabet reformash! Vendosni Majko ose dike tjeter në krye PS se I ka mbush kilometrat që me ligjet qe firmos cti japin bota dhe Kundra njerzimit dhe popullit

    Përgjigju
  • Nole: 10/11/2023 00:38

    Po Mbaro pune me Ukrainen nje here se te ty shpresojne vetem…

    Përgjigju
  • Bim: 09/11/2023 19:11

    Madheshtor ky njeri, edhe ilaçin kunder kancerit e ka gjet.

    Përgjigju
  • Qobani: 09/11/2023 19:02

    Ju lumtë,rregullat i dini për me i zvoglu katastrofat natyrore,nëse punojmë për së mbari na duhen dhetë vjetë për tu normalizu natyra,nuk ashtë vonë të kuptohemi mes veti

    Përgjigju
  • Geri: 09/11/2023 18:28

    Sa qesharak lol

    Përgjigju
  • Agron: 09/11/2023 17:13

    Ishalla po vendos doren ne zemer edi rama dhe po ndalon edhe luften ukraine-rusi ,pastaj kismet te rregulloje edhe dy korete se tajvanin me kinen i rregullon mandatin tjeter .

    Përgjigju
    • Kaxhiu: 10/11/2023 05:57

      Hahahaha, koment i modh

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur