Lufta/ Ambasada e SHBA në Bjellorusi thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni menjëherë nga Bjellorusia! Zelensky: Greqia do të trajnojë pilotët ukrainas F-16

UKRAINË- Ambasada amerikane në Minsk, u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të mos udhëtojnë në Bjellorusi për shkak të mbështetjes së vazhdueshme që Minsk i ofron Moskës në konfliktin ukrainas, zbatimit arbitrar të ligjeve lokale si dhe rrezikut të trazirave. Qytetarëve amerikanë që ndodhen në vend u kërkohet të largohen menjëherë, duke përdorur avionin ose një nga katër vendkalimet ende të hapura me Lituaninë, pasi Vilnius mbylli dy prej tyre ditët e fundit.

Ndërkohë presidenti ukrainas, Zelensky ka mbërritur në darkën informale në Athinë me krerët e Ballkanit Perëndimor ku ka takuar kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Presidenti i Ukrainës ka bërë me dije se Greqia do të trajnojë pilotët ukrainas F-16.

“Sot kemi një arritje të rëndësishme për aviacionin. Greqia do të marrë pjesë në stërvitjen e pilotëve tanë në F-16. Faleminderit për këtë ofertë. Sot diskutuam tema të ndryshme prioritare me kryeministrin grek E informova për situatën në fushën e betejës, sulmet nga terroristët rusë dhe mundësitë tona për të rivendosur sigurinë globale dhe integritetin territorial të shtetit tonë”, tha Zelensky.

Presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë me videokonferencë në samitin e vendeve të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) të planifikuar nga nesër deri më 24 gusht në Johanesburg. Këtë e bëri të ditur Kremlini. 

Në vend të kësaj, procedurat do të ndiqen në prani të ministrit të Jashtëm Serghei Lavrov. Putin, nënvizon Kremlini, do të informojë liderët e tjerë "për prioritetet e presidencës ruse të BRICS, e cila do të fillojë në vitin 2024".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
Droni ukrainas shkatërron një bombardues supersonik rus

Një bombardues rus me rreze të gjatë është shkatërruar në një sulm ukrainas me dron. Imazhet e postuara në mediat sociale dhe në BBC tregojnë një Tupolev Tu-22 në zjarr në bazën ajrore Soltsy-2, në jug të Shën Petersburg.

Ukraina nuk ka komentuar. Tu-22 mund të udhëtojë me dyfishin e shpejtësisë së zërit dhe është përdorur gjerësisht nga Rusia për të sulmuar qytetet në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se një sulm nga një "UAV i tipit kopter" ndodhi rreth orës 10:00 me orën e Moskës (08:00 BST).

“UAV u zbulua nga vëzhgimi në aeroport dhe u godit me zjarr me armë të vogla”, tha ministria.

"Një aeroplan u dëmtua, nuk pati viktima si rezultat i aktit terrorist", tha ministria.

Megjithatë, imazhet e postuara në platformën e mediave sociale Telegram treguan një zjarr të madh që përfshiu një avion Tu-22. Ndërsa shkatërrimi i një avioni të vetëm do të ketë pak efekt në fuqinë e flotës aktuale prej 60 trupash të Moskës, operacioni nxjerr në pah aftësinë në rritje të Kievit për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus. Kievi gjatë muajve të fundit ka nisur dhjetëra avionë pa pilot për të sulmuar Moskën, një udhëtim prej disa qindra miljesh. Soltsy-2 është rreth 400 milje (650 km) nga kufiri me Ukrainën.

Ora 21:08
Zelensky: Greqia do të trajnojë pilotët ukrainas F-16

Presidenti i Ukrainës ka bërë me dije se Greqia do të trajnojë pilotët ukrainas F-16.

“Sot kemi një arritje të rëndësishme për aviacionin. Greqia do të marrë pjesë në stërvitjen e pilotëve tanë në F-16. Faleminderit për këtë ofertë".

Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp në Athinë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, siç raporton RBC Ukraine.

"Sot diskutuam tema të ndryshme prioritare me kryeministrin grek E informova për situatën në fushën e betejës, sulmet nga terroristët rusë dhe mundësitë tona për të rivendosur sigurinë globale dhe integritetin territorial të shtetit tonë”, tha Zelensky.

Ora 19:05
Kremlini konfirmon: Putin do të marrë pjesë në samitin e BRICS me videocall

1690702701_vladimirputin.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të marrë pjesë përmes një videocall në samitin e 15-të të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut), që hapet nesër në Johanesburg. Kremlini e konfirmoi këtë në një deklaratë, duke specifikuar se gjatë takimeve të samitit do të diskutohen "çështjet aktuale" që lidhen me organizatën dhe zgjerimin e mundshëm të saj, "agjendën globale dhe rajonale dhe perspektivat për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit të BRICS në politikë, ekonomikë, fusha kulturore, humanitare”.

Putin, shton ai, do të informojë pjesëmarrësit e samitit për prioritetet e presidencës ruse të BRICS, e cila do të fillojë në vitin 2024.

Ora 19:03
Ambasada e SHBA thirrje: Qytetarët amerikanë largohen nga Bjellorusia

Ambasada amerikane në Minsk, në një njoftim të publikuar në faqen e saj të internetit, ka ftuar qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë në Bjellorusi për shkak të mbështetjes së vazhdueshme që Minsk i ofron Moskës në konfliktin ukrainas, zbatimit arbitrar të ligjeve lokale, rrezikut të trazirave dhe ndalimi. Qytetarëve amerikanë që ndodhen në vend u kërkohet të largohen menjëherë, duke përdorur avionin ose një nga katër vendkalimet ende të hapura me Lituaninë, pasi Vilnius mbylli dy prej tyre ditët e fundit.

Ora 19:00
Zelensky mbërrin në Greqi takon Mitsotakis! Kryeministri grek: Qëndrojmë në krah të Ukrainës

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka mbërritur në Athinë ku ka takuar kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

"Greqia qëndron në krah të Ukrainës", theksoi Kyriakos Mitsotakis!

Ora 15:50
Zelensky takohet me familjen mbretërore të Danimarkës: Faleminderit për mbështetjen

1692625753_foto.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe gruaja e tij, Olena Zelenska, takuan ditën e sotme Mbretëreshën Margaret II të Danimarkës dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore në Kopenhagë.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e tyre për të gjitha përpjekjet që kanë bërë për Ukrainën.

"Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e familjes mbretërore për të gjitha përpjekjet e rëndësishme humanitare. Falenderojmë qeverinë daneze, parlamentin dhe të gjithë danezët për anën e Ukrainës", shkroi Zelensky në Twitter.

Ora 14:46
Erdogan do zhvillojë një takim me Putinin në shtator

1692621910_putin.jpg

Ditën e sotme, Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se do të zhvillojë një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, në shtator. 

“Në shtator, sapo të paraqitet mundësia, do ta shoh presidentin Putin ballë për ballë”, tha Erdogan në kthimin e tij nga Hungaria. 

Muajin e kaluar, Kremlini njoftoi një vizitë të Putinit në Turqi, për të cilën Erdogan konfirmoi se do të zhvillohej në gusht. 

Erdogan shpreson të bindë Putinin që të rinovojë marrëveshjen me Ukrainën që lejoi kalimin e 35 milionë tonëve ushqimore përmes Detit të Zi midis korrikut 2022 dhe korrikut 2023.

Ora 14:37
Wagner u bën thirrje vendeve afrikane: Nëse keni nevojë për stabilitet, na kontaktoni

1692621395_ndf.jpg

Një apel nga grupi Wagner është postuar sot në Telegram ku u drejtohet vendeve afrikane.

Wagner është ushtria e mercenarëve e themeluar nga oligarku rus, Yevgeny Prigozhin.

Ata shkruan se nëse vendet afrikane kanë nevojë për stabilitet dhe siguri duhet që t’i kontaktojnë menjëherë ata.

“Nëse keni nevojë për stabilitet dhe siguri, na kontaktoni. Gjysma e vendeve afrikane kanë refuzuar patronazhin francez”, shkruan Wagner.

Ora 14:28
Ministri i Mbrojtjes së Danimarkës: Ukraina mund të përdorë avionë F-16 vetëm në territorin e saj

1692620891_jdf.jpg

Ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Jakob Ellemann-Jensen, tha se Ukraina do të jetë në gjendje të përdorë avionët luftarakë të tipit F-16 vetëm në tërritorin e tij.

"Ukraina do të jetë në gjendje të përdorë avionë luftarakë F-16, të synuar për t'u dorëzuar në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda, vetëm në territorin e saj", tha ministri danez i Mbrojtjes, Jakob Ellemann-Jensen. 

Ai gjithashtu shtoi se ata dhurojnë armë vetëm me një kusht që ato të përdoren për të dëbuar Rusinë nga territori i Ukrainës.

"Ne dhurojmë armë me kusht që ato të përdoren për të dëbuar Rusinë nga territori i Ukrainës. Dhe jo më tej. Këto janë kushtet, qofshin tanke, avionë luftarakë apo diçka tjetër”, tha Ellemann-Jensen

Ora 13:06
Danimarka dhe Hollanda dërguan avionë F-16 në Ukrainë, ambasadori rus: Kjo do krijojë një përshkallëzim të konfliktit

1692615896_ll.jpg

Rusia ka dënuar vendimin e Danimarkës dhe Hollandës për të dhuruar avionë luftarakë të tipit F-16 në Ukrainë, duke thënë se kjo gjë do të ktijojë një përshkallëzim të konfliktit, tha ambasadori rus në Danimarkë Vladimir Barbin.

"Fakti që Danimarka ka vendosur t'i dhurojë Ukrainës 19 avionë F-16 çon në një përshkallëzim të konfliktit", tha ambasadori rus në Danimarkë Vladimir Barbin në një deklaratë.

Ai shtoi: “Duke u fshehur pas premisës se vetë Ukraina duhet të të përcaktojë kushtet për paqen, Danimarka kërkon me veprimet dhe fjalët e saj që të mos i lërë Ukrainës zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë konfrontimin ushtarak me Rusinë”.

Danimarka dhe Holanda njoftuan dje furnizimin me F-16 në Ukrainë, me dorëzimin e 6 ekzemplarëve të parë të planifikuar për natën e Vitit të Ri.

Ora 12:30
Presidenti brazilian Lula: Doja që të diskutoja me Putin për luftën

1692616291_lula.jpg

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, tha se do të dëshironte të diskutonte luftën në Ukrainë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në samitin e BRICS të planifikuar nga nesër deri më 24 gusht në Afrikën e Jugut. 

Putin do të marrë pjesë përmes një lidhjeje Skype, për arsye se nëse ai shkon në Afrikën e Jugut mund të ketë një urdhër arresti për të nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Në vend të tij do të jetë ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.

Ora 12:18
Kuleba: Ata që kritikojnë kundërsulmin ndaj Rusisë janë duke ofenduar ushtarët ukrainas

1691828308_dmytrokulebarusiukraine.jpg

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, deklaroi se ata që kritikojnë kundërsulmin ndaj Rusisë janë duke ofenduar ushtarët ukrainas të cilët po sakrifikojnë jetën e tyre.

Ai tha se Rusia ka forcuar vijën e saj mbrojtëse. Kuleba tha gjithashtu se vendimi i Hollandës dhe i Danimarkës për dërgimin e avionëvë luftarakë F-16 është një hap i rëndësishëm.

“Kundërsulmi po vazhdon dhe se Rusia ka pasur kohë të forcojë vijën e saj mbrojtëse, e cila ka minuar çdo metër katror dhe nuk po bëj shaka. Vendimi i Hollandës dhe Danimarkës për të dhuruar avionë F-16 është një hap vërtet i rëndësishëm. Kundërofensiva do të vazhdojë. Kushdo që beson se është shumë e ngadaltë, po ofendon ushtarët tanë që po sakrifikojnë jetën e tyre çdo ditë", tha Kuleba.

Ora 11:33
Falenderues për avionët F-16, Zelensky: Nëse Ukrainën e merr Kremlini, të gjitha vendet fqinje të Rusisë janë në rrezik për t'u pushtuar

1692623338_yth.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka falenderuar ligjbërësit danezë për mbështetjen e tyre ndaj Kievit në luftën kundër pushtimit rus

Zelensky gjithashtu tha se nëse Rusia arrin të marrë Ukrainën, do të kenë të njëjtin fat edhe vendet e tjera fqinje të Kremlinit. Ai shtoi se ky skenar do të sjellë dhimbje dhe vuajtje për shtetet e tjera evropiane,  sidoqoftë ai garantoi se Rusia nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë, sepse Ukraina do të qëndrojë e fortë para armikut. 

“Të gjitha vendet fqinje të Rusisë janë në rrezik nëse Ukraina humbet", tha Zelensky në fjalimin e tij në Parlamentin e Danimarkës.

Sipas disa mediave greke, Zelensky pritet sot në Greqi, ku duhet të marrë pjesë në darkën joformale me liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor që do të organizohet nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë.

Ora 10:47
Moska do të transferojë 300 mijë rusë në Mariupol

1692607522_bds.jpg

Moska dëshiron që Mariupoli të zhvillohet si qytet, e cila deklaroi se do të transferojë 300 mijë banorë rusë përmes emigrimit nga Rusia.

Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare e Rezistencës, një organizatë e drejtuar nga forcat speciale të Ukrainës.

Moska thuhet se synon të përfundojë transferimin e emigrantëve deri në vitin 2035, shkroi qendra, duke cituar burime lokale të rezistencës nëntokësore që morën dokumentet e administratës së pushtimit. 

Sipas raportit, Kremlini ka nisur një program hipotekash për pronat në pjesët e pushtuara të Ukrainës, si Mariupoli, për të inkurajuar rusët që të zhvendosen në atë qytet.

Ora 10:26
Ukraina arreston spiunin rus pranë vendit të shpërthimit në Donetsk

1692606375_67.jpg

Ukraina deklaroi se ka arrestuar një spiun të Shërbimit Federal të Sigurisë së Federatës Ruse (FSB) që punonte në vijën e frontit pranë Kramatorsk në rajonin lindor të Donetsk. 

“Autori rezultoi se ishte një avokat nga Kramatorsk, i cili gjatë viteve 2019-2022 jetonte në territorin e Federatës Ruse dhe kishte kontakte me shërbimet speciale të Rusisë”, thuhet në një deklaratë Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU). 

Kramatorsk ishte vendi i një sulmi vdekjeprurës me raketa në një restorant picash, i cili mori jetën e 11 personave. 

Personi në fjalë dyshohet se mblodhi dhe transmetoi informacione në lidhje me lëvizjen e trupave ushtarake ukrainase nëpër pikat e kontrollit në vijën e frontit pranë Kramatorsk. 

Ai do burgoset me 15 vite pasi SBU mblodhi prova duke përfshirë telefona dhe karta bankare, për të cilat thuhet se ishte paguar nga Rusia. 

Ora 09:42
Kiev: Më shumë se 200 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

1692603688_9875.jpg

Rusia ka humbur 460 ushtarë ditët e fundit, duke i çuar humbjet në shifrën 257,930 që nga dita e sulmit të Moskës në Ukrainë, 24 shkurtin e kaluar, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, deri më tani humbjet ruse do të ishin 257,930 ushtarë, 4,358 tanke, 8,449 automjete të blinduara, 5,264 sisteme artilerie, 719 raketahedhëse të shumëfishta, 489 sisteme të mbrojtjes kundërajrore. 

Sipas buletinit, i cili saktëson se të dhënat po përditësohen për shkak të luftimeve intensive, forcat ruse kanë humbur gjithashtu 315 avionë, 316 helikopterë, 7692 pajisje automobilistike, 18 njësi detare dhe 4309 dronë.

Ora 09:03
Britania e madhe: Rusia zgjeron strukturat e saj ushtarake

1692601378_3.jpg

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se Rusia po zgjeron strukturat e saj ushtarake.

Sipas deklaratave thuhet se ushtria do të shohë një numër njësish të vendosura aktualisht në Kherson, e cila mund të përbëhet "kryesisht nga personeli i mobilizuar dhe të fokusohen në operacionet e sigurisë mbrojtëse në jug të Ukrainës". 

Inteligjenca e Ministrisë së Mbrojtjes sugjeron se Rusia ka të ngjarë të synojë të lirojë njësitë më me përvojë për të luftuar në zonat kyçe, me një "mundësi realiste që kjo të ketë çuar në ri-vendosjen e fundit të forcave ajrore nga Kherson në sektorin e Orikhiv". 

Ora 08:50
Zelensky: Dërgimi i avionëve F-16 nga Danimarka dhe Hollanda u japin motivim ushtarëve tanë

1690528561_zelensky.jpg

Pas konfirmimit të Danimarkës dhe Hollandës për dërgimin e 42 avionëve të tipit F-16, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se avionët do u japin ushtarëve një energji të re dhe motivim.

"F-16 sigurisht që do t'u japë energji të re, besim dhe motivim luftëtarëve dhe civilëve. Jam i sigurt se do të japë rezultate të reja për Ukrainën dhe gjithë Evropën", tha Zelensky.

Gjashtë avionët e parë nga Danimarka mund të mbërrijnë që në vitin e ri, por Hollanda nuk ka ofruar ende asnjë tregues se kur aeroplanët e saj mund të mbërrijnë deri më tani.

Ukraina tha se disa pilotë ishin tashmë në trajnim, por mund të duhen deri në gjashtë muaj që stafi të përshtatet me avionin e ri. 

Ora 08:32
Shërbimet e sigurisë ruse i bëjnë thirrje Putinit: Shkarko ministrin e mbrojtjes dhe shpall mobilizimin

1690702701_vladimirputin.jpg

Shërbimet e sigurisë ruse i kanë bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, të shkarkojë ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu për ta lejuar atë të zbatojë një mobilizim të plotë të popullit rus për të luftuar në Ukrainë.

Raporti i Bloomberg citon burime nga elita ruse, ku thuhet se ishin të zhgënjyer me përgjigjen "e dobët" të Putinit ndaj rebelimit të Grupit Wagner të Yevgeny Prigozhin në qershor, dhe tani po sugjerojnë rrugën e drejtpërdrejtë drejt mobilizimit. 

“Shërbimet ruse duan të zëvendësojnë Shoigun si pjesë e një tranzicioni në një luftë më agresive, duke përfshirë mobilizimin në shkallë të plotë dhe ligjin ushtarak, sipas pesë personave të njohur me situatën”, thuhet në raport. 

Ora 08:16
Moska: Penguam një sulm me dron ukrainas pranë Moskës

1690785006_demetngasulmimedronnmosk.JPG

Foto ilustruese

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka penguar një sulm nga një dron ukrainas në rajonin e Moskës mëngjesin e sotëm. Avioni më pas u rrëzua në Pokrovske, rreth Odintsovo, nuk raportohet për viktima.

Ora 08:15
Zuppi: Evropa po bën shumë pak për paqen në Ukrainë, të shmangim rrezikun e një lufte botërore

1692599050_mateo.jpg

Apeli i Kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore Italiane, Matteo Zuppi, gjatë një takimi tha se paqja duhet të jetë e drejtë dhe e sigurt, e cila duhet të arrihet me dialog dhe jo me armë.

“Paqja duhet të jetë e drejtë dhe e sigurt dhe duhet të arrihet me dialog dhe jo me armë. Problemi me nacionalizmin, sido që të jenë, është se nëse vendosen në një shtrirje të gjerë dhe universale, herët a vonë ata do bëhen të rrezikshëm sepse ata do kundërshtojnë dhe do përçajnë", tha Zuppi.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja